“Por konsideroj se Kosova sa i përket liberalizimit të vizave duhet fillimisht t’i përfundojë detyrat e veta të shtëpisë. E më pastaj ne të bëjmë lobimin e nevojshëm te disa vende anëtare të cilat janë ende skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”.
“Sa i përket vitit 2020 ka mbetur edhe shumë pak kohë që Kosova dhe çështja e liberalizmit të vizave të futet në rend dite të punës të institucioneve të BE-së për vitin 2020. Prandaj duhet të jemi pesimist që gjatë vitit 2020 do ketë ndonjë progres të ndjeshëm sa i përket liberalizmit të vizave”, tha Shasha për Ekonomia Online.
Ish-sekretari i ministrisë së Integrimit thotë se janë katër pengesa kryesore sa i përket liberalizimit të vizave, duke përmendur luftimin e krimit e korrupsionit, por edhe skepticizmin e disa vendeve anëtare të BE-së.
“Janë katër pengesat me të cilat Kosova ballafaqohet sa i përket liberalizimi të vizave. Pengesa e parë është mungesa e progresit për pesë vjet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Në vitin 2016 kur është rekomanduar liberalizimi i vizave për Kosovën ai rekomandim ka qenë i kushtëzuar”.
“Pra ishin dy kushte të cilat do të duhej të përmbushte Kosova para liberalizimit të vizave, njëri ishte demarkacioni dhe progresi në luftën kundër korrupsionit dhe nivelit të lartë ndaj krimit të organizuar. Tani të gjithë e dimë çfarë ndodhi me demarkacionin, por sa i përket të dytit ka disa shtete anëtare të cilat nuk e ndajnë mendimin e Komisionit Evropian që Kosova ka përmbushur kriterin e luftës kundër korrupsionit e nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Prandaj kjo është njëra ndër pengesat në rrugën tonë për lëvizje të lirë”.
“Pengesa e dytë ka të bëjë me faktin se në raportin e fundit për Kosovën nga ana e komisionit evropian Kosova rangohet si vend më i dobët sa i përket sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor. Janë identifikuar një varg sfidash të cilat i bëjnë një numër të vendeve anëtare skeptike sa i përket hapjes së kufij me Kosovën. Sfida e tretë është ajo e BE-së ku ka disa vende anëtare të cilat nuk janë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën për shkak të arsyeve të të hyrave të brendshme politike”, tha Shasha.
Kurse deputetja e PDK-së, ish-kryetarja e komisionit për Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, thotë se për këtë dyshim të shteteve që fillimisht ishin pro heqjes së vizave do të kërkojnë sqarime nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
“Gjatë ditëve në vazhdim do të ftojmë Ministren e Jashtme në komisionin për Integrime e cila ka pasur një vizitë në Holandë dhe mendoj se duhet të diskutohet në komision për faktin se Holanda ka pasur skepticizëm sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe duam të dëgjojmë nga ajo se cilat kanë qenë diskutimet në takimet atje”, shtoi Deliu-Kodra.
Deliu-Koda në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se për shkak të dakordimit që Kosova të mosaplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare vendi është dëmtuar në aspektin e lobimit, njohjes dhe ndërkombëtarizimit.
“Ne kemi shprehur brengën tonë për mënyrën se si koalicioni qeverisës në tersi për faktin se ka pasur shumë qëndrime të ndryshme brenda vetë partnerëve të koalicionit. Ajo çfarë kemi parë gjatë kësaj kohe ka qenë bukur e vështirë sepse ekziston edhe një dakordim që Kosova të mos provojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Kjo e ka dëmtuar Kosovën edhe në aspektin e lobimit, njohjes, ndërkombëtarizimit. Nuk ka prodhuar forcim të politikës së jashtme”.
Përderisa Shasha tha se në asnjë mënyrë Kosova dhe institucionet nuk duhet të pranojnë gjëra të tilla në kuadër të negociatave me Serbinë.
“Në asnjë mënyrë Kosova dhe institucionet nuk duhet të pranojnë gjëra të tilla në kuadër të negociatave me Serbinë. Rrjedhimisht vendos çështjet sikur qofte njohjet nga vendet e treta, qoftë pranimin në organizatat ndërkombëtare vendos në tavolinat e negociatave me Serbinë dhe de-fakto e fuqizon palën tjetër shtetin e Serbisë sa i përket çështjeve të brendshme të Kosovës”.
Sipas tij, Kosova ka marrë një varg obligimesh me nënshkrimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që ka të bëjë me përafrimin e politikës së jashtme të BE-së.
Tutje, ai tha se çdo vendim ndryshe do të ketë pasoja në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit, raporton EO.
“Kosova ka marrë një varg obligimesh karshi Bashkimit Evropian me aktin e nënshkrimit të Marrëveshjes Stabilizim Asociimit. Një nga këto obligime që Kosova ka marrë është që të përafrojë politikën e saj ta jashtme me politikën e jashtme të BE-së”.
“Në këtë kuptim çfarëdo vendimi rreth ambasadës së Kosovës në Izrael duhet të përafrohet me qëndrimin e BE-së sa i përket kësaj çështje. Çdo vendim ndryshe do të konsiderohet shkelje e obligimeve të Kosovës karshi Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe çdo vendim ndryshe do të ketë pasoja në rrugëtimin tonë integrues”, tha Shasha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht