LAJMI I FUNDIT:

Situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit tregon arsyet

Situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit tregon arsyet
Foto: Ilustrim

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës është vërejtur situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit krahasuar me ditët tjera, në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM10 dhe PM2.5.  

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM10 dhe PM2.5 është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.

AMMK sqaron se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve  meteorologjike në të cilat ndodhej vendi ynë.


Sipas të dhënave meteorologjike të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi gjatë këtyre ditëve ishte nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

“Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori