LAJMI I FUNDIT:

Situata me vrasjet në RMV, LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza dhe kundër akuza ndaj njëra tjetrës

Situata me vrasjet në RMV, LSDM dhe OBRM-PDUKM me akuza dhe kundër akuza ndaj njëra tjetrës

Vrasjet e fundit që po ndodhin në vend kanë ngjallur reagime mes partive politike në vend, ku më të theksuara janë mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.

Qytetarët janë të shqetësuar dhe nuk ndjehen të sigurt, thonë nga LSDM dhe akuzojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Toshkovskin se nga siç thonë ata paaftësia e tyre nuk arrijnë të gjejnë autorët dhe të zbardhin rastet. Ata shtuan se nuk ka skandal që ndodh në këto 3 muajt fundit thonë ata, e që nuk ka lidhje me MPB –në dhe Toshkovskin dhe me këtë rast kërkuan dorëheqjen e tij.

LSDM


Për rikujtim, në mandatin e Pançe Toshkovskit kishte tre vrasje dhe tre tentim për vrasje, ndërsa është zbardhur vetëm një rast. Paaftësia e Qeverisë së Mickoskit, do ta shndërroj Maqedoninë në Perëndim të Egër. Bandat kriminele janë pa kontrollë, kriminelët ikin nga burgjet, qytetarët frikësohen për sigurinë e tyre”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga OBRM-PDUKM. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se ata kanë vendosur rend aty ku rendi ka munguar, ndërsa sipas tyre LSDM dhe ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski kanë lejuar që grupet kriminale të forcohet për 8 vjet, saqë siç thonë ata të konfrontohen edhe në rrugë.

OBRM-PDUKM

Qeveria e OBRM-PDUKM-së filloi me sanksionimin dhe institucionet po veprojnë shumë më shpejt. Bandat mafioze tani nuk e kanë më mbrojtjen e institucioneve ashtu siç e kishin në kohën e Spasovskit. Institucionet po punojnë në mënyrë të përforcuar dhe siguria do të jetë në nivel më të lartë se sa kur ishte LSD”.

Nga partia në pushtet më tutje shtojnë duke thënë se sipas tyre, institucionet do ta ngritin nivelin e sigurisë. /Shenja

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori