LAJMI I FUNDIT:

Sistemi zbulon sasinë e alkoolit në gjak dhe bllokon ndezjen e automjetit

Sistemi zbulon sasinë e alkoolit në gjak dhe bllokon ndezjen e automjetit

Prototipi i cili falë sensorëve automatik zbulon nëse vozitësi është në gjendje të vozisë, do të mund të shpëtonte mijëra jetë njerëzish. Shkencëtarët thonë se kjo teknologji do të mund të zbatohej për tetë deri në dhjetë vjet, raporton agjencia e lajmeve AP.

Sekretari i ministrit amerikan të transportit, Ray LaHood, ka vizituar fabrikat e "QinetiQ North America" në Waltham të Massachusettsit, për të marrë pjesë në demonstrimin e parë publik të sistemit i cili mund të matë sasinë e alkoolit në gjakun e vozitësve. Nëse sistemi zbulon se bëhet fjalë për sasi të palejueshme, automjeti nuk do të ndizet.

Sistemi i ri do të duhej të zëvendësonte atë të sotmin me të cilin gjykatësit i urdhërojnë vozitësit të cilët janë gjykuar disa herë për vozitje në gjendje të dehur. Sistemi i cili sot shfrytëzohet po ashtu zbulon sasinë e alkoolit në gjak, ashtu që vozitësit frynë në një pajisje për analizë të frymës. Nga kjo analizë do të varet nëse automjeti do të ndizet apo jo.

Sekretari i ministrit amerikan të transportit, Ray LaHood. Foto: AP


Pajisja e emëruar “Driver Alcohol Detection Systems for Safety”, do të përdorë sensorë të cilët do të masin sasinë e alkoolit në gjak në dy mënyra të mundshme, me analizën e frymës apo analizën me anë të lëkurës, duke shfrytëzuar sensorë të sofistikuar të cilët do të integrohen në timon apo në dyer.

Të dy metodat nuk i marrin kohë vozitësit i cili, nëse është esëll, shumë shpejt mund të niset me automjetin e tij kudo që të dojë. Sistemi i ri nuk do të integrohet në automjetet deri atëherë sa të jetë tërësisht i sigurt dhe i saktë.

Kritikët thonë se teknologjia asnjëherë nuk do të përsoset sa të jetë tërësisht e besueshme, dhe se do të ndalojë vozitësit komplet esëll nga vozitja e automjeteve të tyre. Megjithatë, shkencëtarët thonë se testimet kanë dëshmuar se sistemi i ri ekskluzivisht bllokon ndezjen nëse bëhet fjalë për sasinë e palejueshme të alkoolit në gjak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Botë
Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Amerika
Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje:

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Botë
Udhëheqësit e parlamentit nga 17 vende evropiane dhe BE mbërrijnë në Ukrainë

Udhëheqësit e parlamentit nga 17 vende evropiane dhe BE mbërrijnë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori