LAJMI I FUNDIT:

Sistemi VAR, “shoku i ngushtë” i Gjeorgjisë në Euro 2024

Sistemi VAR, “shoku i ngushtë” i Gjeorgjisë në Euro 2024

Një gjë është e sigurt, sistemi VAR do të krijojë gjithmonë pakënaqësi për njërën palë, vetëm pyesni ekipet e Ligës Premier. Por, e njëjta nuk mund të thuhet për Gjeorgjinë, pasi fakti që ata janë në fazën e 1/8 së finales është pikërisht për shkak të këtij sistemi.

A do të kualifikohej Gjeorgjia në fazën e 1/8 së finales nëse VAR-i nuk do të kishte ekzistuar?

Askush nuk e di përgjigjen e kësaj pyetje, Ndoshta as nuk do të arrinte kualifikimin në Kampionatin Evropian në radhë të parë. Gjëja e vetme që është e sigurt është se ky sistem ka ardhur për të servuar drejtësi në fushë, a e arrin këtë është tjetër çështje.


Ky sistem i ka dhënë gjeorgjianëve atë që gjyqtari kryesor në fushë fillimisht ua kishte mohuar atyre.

VAR e ka favorizuar ekipin e Willy Sagnol në katër raste të ndryshme, duke filluar që nga play-off-i i gjysmëfinales ndaj Luksemburgut. Gjeorgjia po fitonte 1-0 kur në minutën e 53-të Luksemburgu shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Pastaj, gjyqtari kryesor në VAR, Sanchez Martinez e anuloi atë për shkak të një faulli të shkaktuar gjatë atij aksioni vetëm 45 sekonda para golit. Situata ndryshoi drastikisht pastaj: goli u anulua, faull për Gjeorgjinë dhe karton i kuq për Chanot të Luksemburgut.

Një tjetër skenar që është përsëritur tri herë në Euro 2024. Në ndeshjen hapëse ndaj Turqisë (3-1), VAR-i i anuloi Turqisë golin në minutën e 28-të pasi Kenan Yildiz ishte në pozicion jashtë loje. Në barazimin 1-1 ndaj Republikës Çeke, ishte pak a shumë e njëjta. Gjyqtari në VAR e anuloi golin e Adam Hlozek për 1-0 për shkak të prekjes së topit me dorë.

Kush është Georges Mikautadze?  Dështimi i Ajaxit, i cili po udhëheq Gjeorgjinë dhe garën e ‘Këpucës së Artë’ në Euro 2024
Lexo po ashtu Kush është Georges Mikautadze?  Dështimi i Ajaxit, i cili po udhëheq Gjeorgjinë dhe garën e ‘Këpucës së Artë’ në Euro 2024

“E katërta rresht” erdhi në fitoren ndaj Portugalisë (2-0). VAR-i nuk intervenoi në momentin kur Cristiano Ronaldo me zemërim kërkonte penallti dhe në vend të kësaj mori vendim për një penallti të shkaktuar nga Antonio Silva tek Lochoshvili.

“Dashuria” e Gjeorgjisë me VAR-in është e jashtëzakonshme. Të shohim nëse ndaj Spanjës do të ketë nevojë për ndihëm e monitorit./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori