Sipahi po gjen ritmin për evropian

Turqia do të marrë pjesë në këtë turne së bashku me Përfaqësuesen e Gjermanisë, Polonisë dhe Letonisë.
Sipahi prej fillimit të përgatitjeve ka qenë pjesë e listës së zgjeruar të Turqisë dhe në disa ndeshje kontrolluese ka qenë në pesëshen e parë të trajnerit Ataman. Për Sipahin turneu i Berlinit është shumë i rëndësishëm për "Eurobasket 2015" që nis me datën 5 shtator, shkruan sot Koha Ditore.
"Kemi filluar të adaptohemi për Kampionatin Evropian. Po kemi stërvitje të forta dhe gjërat në ekip po përmirësohen gjithnjë e më shumë. Kemi pasur disa turne të mira dhe besoj se do të kemi paraqitje të mirë edhe në Berlin", është shprehur Sipahi, dhe shtoi "Jam i bindur se atmosfera do të jetë e mirë në Berlin, pasi ndeshjet ekipi ynë të evropianit do t'i zhvilloj në këtë qytet. Turneu do të jetë shumë i rëndësishëm dhe ekipet janë të forta. Është me rëndësi të fitojmë, por mbi të gjitha duhet të tregojmë lojë të mirë. Mendoj se ky turne është edhe një rast i mirë për t'u dëshmuar".



















































