Sinus Lift, i njohur gjithashtu si ngritja e sinusit maksilar, është një procedurë kirurgjikale dentare që synon të rrisë volumin e kockës në nofullën e sipërme, veçanërisht në zonën e dhëmbëve të pasmë
Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë
Tel. +38344559287
Çfarë është Sinus Lift-i dhe përse është kaq i rëndësishëm?
Kjo procedurë është thelbësore kur kocka e nofullës së sipërme nuk është e mjaftueshme për të mbajtur një implant dentar. Shpesh, kjo mungesë e kockës është rezultat i resorbimit natyror të kockës pas humbjes së një ose më shumë dhëmbëve, ose për shkak të vendndodhjes së sinuseve maksilare që mund të jenë shumë afër kreshtës alveolare, duke penguar implantimin e suksesshëm të implanteve.
Pse ndodh mungesa e kockës në nofullën e sipërme?
Ka disa arsye përse kocka në nofullën e sipërme mund të jetë e pamjaftueshme për vendosjen e një implanti dentar:
▪ Humbja e dhëmbëve: Kur një dhëmb humbet dhe nuk zëvendësohet menjëherë por pas një periudhe të gjatë, atëherë kocka përreth fillon të resorbohet (shpërbëhet) pasi nuk ka më stimulimin e nevojshëm që dhëmbi ofronte gjatë përtypjes.
▪ Sinuset e mëdhenj: Disa njerëz kanë sinus maksillar që shtrihen më poshtë drejt kreshtës alveolare, duke reduktuar kështu hapësirën e nevojshme për të vendosur një implant.
▪ Sëmundjet periodontale: Infeksionet dhe sëmundjet që prekin gingivat (mishrat e dhëmbëve) dhe kockën përreth mund të çojnë në humbje të konsiderueshme të kockës.
Kur është i nevojshëm Sinus Lift-i?
Sinus Lift (ngritja e sinusit maksillar) është i nevojshëm kur kirurgu oral identifikon se kocka në nofullën e sipërme nuk është e mjaftueshme për të vendosur një implant dentar. Kjo procedurë bëhet në këto raste:
▪ Planifikimi i implanteve dentare: Nëse planifikoni të vendosni implante dentare në zonën e dhëmbëve të pasmë të nofullës së sipërme, por nuk keni mjaftueshëm kockë, Sinus Lift bëhet një hap i domosdoshëm.
▪ Rikthimi i funksionalitetit të nofullës: Në rastet kur mungesa e dhëmbëve ka çuar në resorbimin e kockës dhe ulje të funksionalitetit të nofullës, Sinus Lift mund të ndihmojë në rikthimin e funksionalitetit të kësaj zone.
Si kryhet procedura e Sinus Lift?
Sinus Lift është një procedurë kirurgjikale që kryhet në disa faza:
1. Përgatitja dhe hapja e llambos (mishrave të dhëmbëve): Kirurgu bën një prerje në mishrat e dhëmbëve në zonën ku do të vendoset implanti, për të ekspozuar kockën e nofullës së sipërme.
2. Krijimi i një dritareje në kockë: Një pjesë e vogël e kockës hiqet për të krijuar një dritare në kockë, duke lejuar qasjen në membranën e sinusit.
3. Ngritja e membranës së sinusit: Me kujdes, membrana e sinusit ngrihet lart, duke krijuar një hapësirë ku do të vendoset grafti i kockës.
4. Vendosja e graftit të kockës: Grafti i kockës, i cili mund të jetë kockë nga trupi juaj, kockë artificiale I cili vendoset në hapësirën e krijuar pas ngritjes së membranës sinusale.
5. Mbyllja dhe shërimi: Pas vendosjes së graftit, mishi i dhëmbëve mbyllet dhe zona lihet të shërohet. Shërimi mund të zgjasë nga disa muaj deri në gjashtë muaj, në varësi të madhësisë së graftit dhe shpejtësisë së rigjenerimit të kockës.
Cilat janë përfitimet e Sinus Lift?
Sinus Lift ofron disa përfitime të rëndësishme për pacientët që kërkojnë vendosjen e implanteve dentare në nofullën e sipërme:
▪ Mundësia për implante të suksesshme: Duke rritur volumin e kockës, Sinus Lift bën të mundur vendosjen e sigurt dhe të qëndrueshme të implanteve dentare.
▪ Parandalimi i komplikacioneve: Procedura ndihmon në parandalimin e komplikacioneve që mund të lindin kur sinuset janë shumë afër nofullës, siç është zhvendosja e implantit në sinus.
▪ Përmirësimi i funksionalitetit dhe estetikës: Sinus Lift ndihmon në rikthimin e funksionalitetit të nofullës, duke ju lejuar të përtypni dhe flisni normalisht. Gjithashtu, mbushja e kockës përmirëson pamjen e nofullës dhe mund të kontribuojë në një buzëqeshje më të plotë dhe të bukur.
▪ Rigjenerimi i kockës: Përveç përgatitjes së zonës për implante, Sinus Lift promovon rigjenerimin e kockës, duke ndihmuar në ruajtjen e strukturës së nofullës për një kohë të gjatë.
A është Sinus Lift një procedurë e sigurt dhe efektive?
Sinus Lift është një procedurë e zakonshme dhe është konsideruar shumë e sigurt dhe efektive kur kryhet nga kirurgu oral. Shkalla e suksesit është e lartë, dhe komplikacionet janë të rralla, por si çdo procedurë kirurgjikale, ka disa rreziqe të vogla si infeksioni, gjakderdhja, ose dëmtimi i membranës së sinusit.
Ndjekja e kujdesshme e udhëzimeve post-operatore është thelbësore për një shërim të suksesshëm dhe për minimizimin e komplikacioneve.
Mesazhi im
Nëse keni nevojë për implante dentare në nofullën e sipërme, por kocka juaj nuk është e mjaftueshme, Sinus Lift është një procedurë që mund të ndryshojë rrjedhën e trajtimit tuaj dentar. Duke rritur volumin e kockës, kjo procedurë siguron që implantet të vendosen me sukses dhe të qëndrojnë të qëndrueshme për një kohë të gjatë.
Konsultohuni me kirurgun oral për të parë nëse Sinus Lift është procedurë e duhur për ju dhe bëni një hap më afër rikthimit të një buzëqeshjeje të plotë dhe të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës