LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Universitetit të Prishtinës i kërkon Presidentit Thaçi kthimin mbrapa të Ligjit për Pagat

Sindikata e Universitetit të Prishtinës i kërkon Presidentit Thaçi kthimin mbrapa të Ligjit për Pagat

Sindikata e Universitetit të Prishtinës kërkon nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ta analizoj profesionalisht Ligjin mbi Pagat dhe t’ia kthej mbrapa Kuvendit për rishqyrtim.

Sindikata në letrën drejtuar Presidentit Thaçi thotë se ka shkelje diskriminuese në këtë Ligj.

“Kërkojmë që në bazë të kompetencave kushtetuese që keni, këtë Ligj ta ktheni mbrapa në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim. Kthimi i Ligjit do ta mundësonte përmirësimin dhe avancimin e pozitës së stafit akademik, por edhe të trajtojë, veçmas, kategorinë e administratës së Universitetit të Prishtinës, e cila nuk është trajtuar si kategori e veçantë dhe nuk është specifikuar fare në Ligjin e Pagave”, thuhet në letrën e Sindikatës, përcjell Telegrafi.


Në letër, Sindikata thotë se nuk është respektuar neni 3 i Ligjit për Paga, që parasheh parimin e pagës së barabartë për punën e ngjashme.

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim ka miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik. /Telegrafi/