Sindikata e policisë, në emër të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Agjencisë së Inteligjencës dhe Administratës së Policisë Financiare, kërkojnë rritje pagash.

“Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Agjencisë së Inteligjencës dhe Administratës së Policisë Financiare tregojnë çdo ditë në aksion se si dashurohet atdheu dhe si kryhet shërbimi që u është besuar. Duke qëndruar krenarë përballë mbrojtjes të vendit tonë, ata manifestojnë humanizmin dhe vetëmohimin e tyre, duke lënë shembull për brezat e ardhshëm, shembull sesi njeriu e do dhe e respekton atdheun në kohë sfidash të shumta me të cilat përballemi përditë në të kaluarën, por edhe sot i kryejnë me besnikëri detyrat e punës sipas rregulloreve ligjore.


Të udhëhequr nga praktikat e vendeve fqinje dhe të vendeve të Bashkimit Evropian dhe nga gjendja financiare e anëtarëve tanë nga ana juaj, kërkojmë që pagat e punonjësve tanë të rriten me të paktën 20 për qind”, thuhet në kërkesën e tyre./Telegrafi/

356881549 665142042318566 818655681068064962 n