LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Arsimit nuk përfill vendimin e Qeverisë: E hëna do të jetë ditë pushimi për shkollat

Sindikata e Arsimit nuk përfill vendimin e Qeverisë: E hëna do të jetë ditë pushimi për shkollat

Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar opinionin publik të premten se dita e hënë, 30 nëntor, do të jetë ditë e rregullt e punës, por Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se institucionet arsimore në Kosovë nuk do të përfillin e vendimin e kryeministrit Hoti, por të  ditë puhimi për nder të festave të 28 Nëntorit.

Sindikalistët e arsimit thonë punëtorët e arsimit  dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë  të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin  për heronjtë e dëshmorët e kombit, që i sollën lirinë këtij trualli.

SBASHK-u përmes një komunikate, thotë se “duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë  kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te  punëtorët  e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas  Kalendarit të MASH për këtë vit shkollor”.


Vendos Qeveria: E hëna ditë pune
Lexo po ashtu Vendos Qeveria: E hëna ditë pune

“Të premten punëtorët arsimor në fillimet e  orëve  të  para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

SBASHK thotë se “apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët  shëndetësor le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën  e madhe të flamurit kombëtar”.

“SBASHK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë  duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit  dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë  të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin  për heronjtë e dëshmorët e kombit, që i sollën lirinë këtij trualli”.

“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë  kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të  punëtorët  e arsimit, që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas  Kalendarit të MASH për këtë  shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë  kombëtar”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar opinionin publik se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.  Sipas një njoftimi për media, në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti COVID të ndërmarra nga Qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Sot pritet të nisë numërimi i votave nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori