Këto pamje që ju do të shikoni më poshtë vijnë nga qyteti i Sarandës. Në to shfaqet Bazilika-Sinagogë e Sarandës e ndërtuar përgjatë shekujve IV-VI.
Rrënojat e bazilikës ndodhen në qendër të qytetit të Sarandës. Ky monument ndodhet brenda dhe shumë pranë murit rrethues lindor të antikitetit të vonë. Në kontekstin urbanistik dhe arkeologjik ku ndodhet ky kompleks i rrallë për periudhën, është shumë i rëndësishëm për të kuptuar organizimin e qendrës antike të Sarandës.
Gërmimet arkeologjike nisën në vitin 1979 dhe vazhduan në disa fushata përgjatë viteve 1980 nga arkeologu Kosta Lako, i cili zbuloi një monument kompleks me disa faza ndërtimi nga periudha romake në antikitetin e vonë, ku më e rëndësishmja ishte kthimi saj në një bazilikë paleokristiane. Gërmimet në këtë monument rinisën sërisht në vitin 2003 nga një projekt i përbashkët shqiptaro-izraelit nga arkeologët Gideon Foerster, Kosta Lako, Etleva Nallbani, Ehud Netzer, si dhe me bashkëpunimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës me pjesëmarrjen e Agron Islamit.
Këto gërmime sqaruan se bazilika paleokristiane e gërmuar nga Kosta Lako, përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian. Ky transformim nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë ndryshimi të dhunshëm. Sipas arkeologëve, komuniteti që përdorte kompleksin hebraik ose është konvertuar në fenë kristiane, ose një komunitet tjetër kristian i ka zënë vendin atij hebraik.
Ambientet që i përkasin sinagogës më të hershme, janë një dhomë në formë L-je me menorah në dysheme, rezervuari i ujit (B), pjesa në lindje të dhomës me menorah, si dhe ambienti me mozaik që zë gjysmën perëndimore të nefit qëndror.
Në një fazë tjetër, me sa duket po i njëjti komunitet që përdorte këto ambiente, vendos të ndërtojë një sallë lutje shumë më të madhe të dekoruar me simbole biblike.
Kompleksi hebraik ka qenë në funksion për një periudhë prej 100 deri 200 vjetësh, përpara se të konvertohej në kishë. Duket se i gjithë kompleksi është shkatërruar nga një zjarr i fuqishëm, i lidhur me sulmet e sllavëve gjatë ardhjes në Peloponez në çerekun e fundit të shekullit VI. /Tema/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar

Historia e fisit Shala

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Pse Enea mburret se është pasardhës i drejtpërdrejtë i Dardanit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës