Shkencëtarët e krahasojnë formacionin shkëmbor të kraterit Ramon në shkretëtirën Negev të Izraelit me sipërfaqen e planetit Mars. Krateri njihet për shkëmbinjtë me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë. Kohët e fundit, gjashtë astronautë nga e gjithë bota kaluan një muaj në thellësi të shkretëtirës duke simuluar një mision drejt Marsit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein vizitoi misionin e simuluar në kraterin Ramon, ku pati rastin të shohë nga afër përpjekjet dhe të bisedojë me astronautët.
Pas 30 ditësh të izoluar, gjashtë astronautë ndërkombëtar dolën nga stacioni i improvizuar hapësinor pa kostumet speciale. Ata sapo i dhanë fund një misioni të simuluar në Mars. Për këtë mision u zgjodh krateri Ramon me shretëtirën e ashpër që i ngjason sipërfaqes marsiane.
Astronautja gjermane Anika Mehlis tha për Zërin e Amerikës se pamjet nga brendësia e stacionit të improvizuar të jepnin përshtypjen e terrenit marsian.
“Kur zgjohesh në mëngjes dhe hedh vështrimin përtej dritareve të vogla, shikon këtë peisazh të kuqerremtë pa frymë njeriu. Nuk mund të dalësh jashtë pa kostum dhe komunikimi ka vonesa kohore. Ndjehesh i izoluar dhe larg çdo gjëje. Kur del përjashta stacionit me kostumin hapësinor dhe ndjen frymëmarrjen tënde, ndjesia bëhet reale. Kuptohet që nuk je në Mars por mund ta imagjinosh në mendjen tënde”, thotë ajo.
Misioni “Amadee-20” i sponsorizuar nga Forumi Austriak i Hapësirës dhe i organizuar nga Agjencia Izraelite e Hapësirës, përfshinte më shumë se 20 eksperimente shkencore.
Të veshur me kostume hapësinore që peshonin 50 kilogramë, astronautët praktikuan eksplorimin e terrenit. Por atyre iu desh që të merreshin edhe me detyra tokësore, siç është hidrauliku.
Komandanti i Misionit, Joao Lousada, tregon për Zërin e Amerikës disa nga problemet që hasën astronautët.
“Kishim disa probleme teknike si tualeti që na u desh ta rregullonim. Kemi të njëjtin tualet në Mars dhe duhet që t’i rregullosh vet të gjitha problemet që të dalin. Nuk është e lehtë të dërgosh në Mars një tualet rezervë”, thotë Joao Lousada
Drejtori i Forumit Austriak të Hapësirës, Gernot Groemer, vlerësoi punën e astronautëve dhe tha se ka lindur njeriu i parë që do të ecë në Mars.
“Për ata astronautë, kjo ndërtesë pas meje – stacioni më modern, më kompleks i simulimit të Marsit në këtë planet, do të jetë një nga hapat e tyre të parë në një udhëtim me anije që do të zhvillohet në të ardhmen”, thotë ai.
Sipas tij ky mision ka sjell më pranë realitetit përpjekjet e njeriut për të shkuar në Mars. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Fjala Trump po zëvendësohet me racist në telefonat iPhone, merr masa Apple

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?