Site icon Telegrafi

Simptomat më pak të njohura të sëmundjes Crohn që mund të jenë të dukshme në sy

(Foto: Pexels)

Sëmundja e Crohnit është një nga dy gjendjet e klasifikuara si sëmundje inflamatore të zorrëve, ndërsa gjendja tjetër quhet koliti ulceroz. Kjo gjendje shkakton diarre ose kapsllëk, gjakderdhje rektale dhe fryrje.

Shoqërohet kryesisht me simptoma të tretjes, megjithatë rreth 10 për qind e njerëzve që kanë sëmundjen e Crohnit gjithashtu kanë irritim dhe inflamacion në njërin ose të dy sytë. Megjithëse këto simptoma zakonisht nuk janë të dhimbshme, ekziston mundësia e humbjes së shikimit. Prandaj, duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre simptomave.

Lexo po ashtu Gjakrrjedhje zorrësh, dhimbje të tmerrshme dhe trishtim i thellë: Një sëmundje për të cilën të gjithë heshtin

Episkleriti

Episkleriti, inflamacioni i indit të episklerës, është çrregullimi më i zakonshëm që lidhet me sytë te njerëzit me këtë sëmundje. Simptomat përfshijnë: skuqje me ose pa dhimbje të lehtë, dhimbje në prekje ose lotim të syve. Episkleriti është më pak i dhimbshëm dhe nuk shkakton shikim të paqartë ose ndjeshmëri ndaj dritës.

Uveiti

Uveiti është një inflamacion më serioz i syrit. Në raste të rralla, mund të çojë në humbje të shikimit. Simptomat kryesore të uveitit janë: dhimbja, shikimi i paqartë, ndjeshmëria ndaj dritës ose fotofobia dhe skuqja e syve. Ndodh më shpesh te femrat dhe shoqërohet me artrit.

Lexo po ashtu Sëmundjet e syve

Keratopatia

Keratopatia është një çrregullim i kornesë. Simptomat përfshijnë: irritim i syve, ndjenjën sikur trupi i huaj është i mbërthyer në syrin tuaj, shikim i reduktuar, dhimbje syri, lot dhe ndjeshmëri ndaj dritës.

Sy të thatë

Syri i thatë ndodh kur sytë tuaj nuk prodhojnë mjaftueshëm lot. Në këtë rast, mund të ketë shkaqe të ndryshme. Simptomat që përcaktojnë syrin e thatë janë kruajtje ose djegie, dhimbje në sy dhe skuqje e njërit ose të dy syve. Ky fenomen nuk lidhet domosdoshmërisht me sëmundjen e Crohnit, por zakonisht shfaqet ndër simptomat e para që nxit të sëmurin ti bëjë analizat te mjeku. /Telegrafi/

Exit mobile version