LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Teprica e listës zgjedhore janë jashtë shtetit

Simovski: Teprica e listës zgjedhore janë jashtë shtetit

Rreth 1 muaj pas mbylljes së regjistrimit të Popullsisë dhe Amvisërive, Enti Shtetëror i Statistikave ende nuk jep detaje për rezultatet e këtij procesi statistikor. Afati ligjor është deri në 6 muaj për të shpalljen e të dhënave të mbledhura nga regjistruesit në terren. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave,

Apostol Simovski tha se gjatë procesit të regjistrimit janë tre elemente bazike që kanë munguar në metodologjinë e mbledhjes së sakta të informacioneve.

“E kemi të rëndësishme të na përmbushen tre parakushte: së pari të kemi regjistër të mirë të adresave, të cilin nuk e kemi; së dyti të kemi identifikim të adresave që figurojnë në dokumente me ato adresat që realisht jetojnë banorët; dhe së treti të dimë të dhëna konkrete për të gjithë qytetarët tanë, të cilët nuk jetojnë këtu por janë jashtë shtetit. Për fat të keq të gjitha këto tre elemente nuk janë plotësuar”, tha Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.


Më së voni deri në mars të 2022 do të dalin rezultatet zyrtare të regjistrimit të popullsisë dhe amvisërisë, proces i cili u mbajt gjatë 20 ditëve të para të shtatorit dhe kushtoi 8,5 milion euro. Nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë se ende nuk kanë të dhëna të sakta se sa është numri i qytetarëve, të cilët e kanë bojkotuar procesin e regjistrimit. Megjithëse nuk do të ndikoj në rezultatin final, ata do të ndiqen penalisht për refuzim të dhënies së informacioneve për regjistrimin e bërë pothuajse pas dy dekadash./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori