Talenti i Udineses, Simone Pafundi është bërë lojtari më i ri që ka bërë debutimin e tij në kombëtaren e Italisë në më shumë se 100 vjet, pasi luajti ndaj Shqipërisë me vetëm 16 vjeç e 247 ditë.
Mesfushori me tipare sulmuese zakonisht luan pas sulmuesve dhe është krahasuar me Lionel Messin për karakteristikat e tij.
Ai shënoi katër gola në pesë ndeshje për skuadrën e Italisë U-17 dhe u promovua direkt në ekipin e parë për fitoren 3-1 të mbrëmjes së mërkurë si mysafir ndaj Shqipërisë.
Roberto Mancini i dha Pafundit një inkuadrim të shkurtër në minutat e fundit të ndeshjes së zhvilluar në Stadiumin Air Albania në Tiranë.
Substitutions 🔁
➡️ #Chiesa, #Pinamonti and #Pafundi
⬅️ #Raspadori, #Verratti and #Bonucci #ALBITA 🇦🇱 1-3 🇮🇹 (90')#Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/dO6nUs6GUJ— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) November 16, 2022
Në moshën 16 vjeç e 247 ditë, ai bëhet lojtari i parë që bën debutimin e tij në Itali para moshës 17-vjeçare në 100 vitet e fundit.
Ai nuk mban rekordin e përgjithshëm për Azzurrët, sepse ai rekord i takon Pietro Antonio Gavi Nelli, i cili ishte 16 vjeç e 97 ditë kur debutoi në një barazim 2-2 me Francën më 9 prill 1911.
Simone #Pafundi 🙌
A senior Italy debut for our 16-year-old starlet! 🇮🇹
The youngest player to get their first cap for the @Azzurri_En in the last 111 years! 👏⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin #Udinese #Nazionale #Italia pic.twitter.com/ODZUHoSZEx
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) November 16, 2022
Renzo De Vecchi ishte i dyti në radhë pasi në moshën 16 vjeç e 111 ditë bëri debutimin e tij në një humbje 6-1 ndaj Hungarisë më 26 maj 1910.
Pafundi ka luajtur vetëm një ndeshje në Serie A për Udinesen, duke hyrë në fushë për 22 minuta në fitoren 4-0 si mysafir ndaj Salernitana më 22 maj 2022. /Telegrafi/
16 – Simone Pafundi (16 years, 8 months and 2 days) is the first player to debut for Italy before turning 17 in the last 100 years. Fresh.#AlbaniaItalia
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) November 16, 2022
16-year-old Simone Pafundi made his debut for 🇮🇹 tonight. He has only played 22 minutes in Serie A and is their youngest debutant in over 100 years 🌟 pic.twitter.com/Ukkq5qPXmR
— 433 (@433) November 16, 2022