LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Lista Serbe nuk i shërben as Thaçit e as Haradinajt

Simiq: Lista Serbe nuk i shërben as Thaçit e as Haradinajt

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka deklaruar se Lista Serbe është projekt nacional që zbaton politikën e qeverisë së Serbisë rreth së cilës duhet bashkuar të gjithë serbët e Kosovës.

Sipas Simiqit, subjektet tjera politike serbe janë formuar për t’i shërbyer Thaçit dhe Haradinajt, shkruan sot, gazeta Zeri.

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, i cili është nga Leposaviqi, sikurse edhe ish-lideri i saj, Aleksandër Jabllanoviq, ka deklaruar se Lista Serbe është një projekt nacional që zbaton politikën e Qeverisë së Serbisë në Kosovë, rreth të cilës duhet bashkuar të gjithë serbët e Kosovës.


Ai ka siguruar se prej që është themeluar Lista Serbe të gjitha punët i koordinon me Qeverinë e Serbisë.

Simiq ka thënë gjithashtu se subjektet tjera politike serbe që janë themeluar janë në shërbim të Thaçit dhe të Haradinajt.

“Lista Serbe është një projekt nacional, i cili është shndërruar në një brend politik të serbëve në Kosovë. Deri më tani ka qenë bartës i stabilitetit, paqes dhe politikës së Qeverisë së Serbisë. Ajo ka penguar të votohen të gjitha ato amendamente politike që kanë qenë në dëm të popullit serb në Kosovës, ndonëse kanë ekzistuar kundërshtime përbrenda listës që i kanë prodhuar individët e instrumentalizuar nga Prishtina, e të cilët tani përpiqen të krijojnë parti politike me mikrointeresa në shërbim të Thaçit, Haradinajt…, njerëzit duhet ta shohin seriozitetin e situatës, legjitimitetin e njerëzve të Listës Serbe”, ka thënë Simiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori