Mira Kazhani
E gjej në një nga dhomat e vilës së Enverit (shtëpia e diktatorit Enver Hoxha) me cigare, pak nervoz, mes fletëve format A4, duke punuar me skenarin. Pas disa minutash, Remo Girone vjen dhe nuk e ka më atë çehren e vrenjtur.
– Kam qenë 11 vjeç kur shihja Oktapodin.
– Më kishe frikë?
– Pak, por tani që shohim si janë mafiozët, ke qenë shumë interesant. Sa vjeç ishe?
– Kam qenë 34 -35 vjeç kur xhirohej Oktapodi.
– Po Esterin, e takon më? E pyes unë si fëmijë.
– Jo, por tani nuk është më ajo vajza e vogël. Atëherë ishte shumë e re, e sillte mamaja në xhirime, – tregon ai për Esterin e bukur me kaçurrela, që sigurisht brezi i ri s’e di për kë bëhet fjalë sot, ata që kanë jetuar vitet ’80, po!
Ai mbetet për publikun shqiptar dhe italian i keq i “La Piovra”-s, edhe pse së fundmi është i gëzuar për filmin përkrah Ben Affleck apo dhe një tjetër me Matt Damon, ku luan Enzo Ferrarin. Por Tano Cariddi është marka e tij. Në Tiranë, siç mund ta keni dëgjuar, ndodhet për xhirime.
– Në Shqipëri jeni për një film që bazohet në një histori të vërtetë. Dashuria e një djali shqiptar me vajzën e ambasadorit italian. Ju luani ambasadorin? – E pyes unë.
– Po, është një film që vjen nga një histori e vërtetë. Luaj bashkë me gruan time (Victoria Zinny, një aktore dhe grua shumë simpatike tek të ’70-at). Jemi prindër të butë dhe liberalë në film.
– Po në jetë, si je? Qëparë m’u dukët i sertë…
– Në punë jam ashtu. Jo, nuk jam ai Tano që ke në mendje ti.
– A keni qenë ju aktor komik?
– Joo, kam luajtur edhe komedi por jo komik.
– Cilët janë filmat e tu të preferuar?
– Të gjithë, nuk i ndaj.
Remo Girone, që m’u duk i largët në pamje të parë, dhe që kisha dëshirë t’i jepja një përqafim, papritur nisi të ndezë cigare një pas një dhe nuk po ngrihej nga kolltuku i vjetër dysh i kohës së komunizmit.
Është një burrë i thinjur sot dhe nuk e ka idenë çfarë përfaqëson ai për ne. I tregova se në Shqipëri po luftonim me mafian, se nuk e kemi fituar luftën me të dhe se më kujtohet gjithmonë fjalia e tij në shtëpinë në mal (fundi i Oktapodit), teksa i dorëzohej drejtësisë për të bashkëpunuar: Mafia i ka rrënjët e forta, atë nuk do ta shkulni kurrë plotësisht.
Ai qesh dhe habitet sesi një vajzë e vogël (i tregoj që kam qenë 11-vjeçare kur e kam ndjekur serialin me komisar Katanin) e kujton këtë.
“Unë kam lindur në Eritrei, në Afrikë, me prindër italianë. Në Itali kam shkuar të jetoj në moshën 22-vjeçare. Atëherë Italia ishte si Shqipëria sot: Me ushqim të mirë, njerëz mikpritës, dashuri për njëri-tjetrin. Sot Italia është nervoze, humbet çdo ditë në mohim.
Sjellja me emigrantët është e pafalshme dhe mendoj se çdo gjë po shkon për dreq. Eduardo De Filippo thoshte: Nuk e solli Mussolini fashizmin, por ishte shoqëria fashiste që votoi atë. Dhe ka pasur të drejtë. Shoqëria vendos kush të drejtojë.
Nuk mund të shohim një njeri në pushtet e të themi e bëri ai! Është shoqëria që duhet të zgjedhë. Është e vërtetë, ju keni jetuar në socializëm dhe në diktaturë, por më beso, fashizmi është i pakrahasueshëm për të keqen e tij”, -thotë Remo i shqetësuar me zhvillimet politike dhe shoqërore në Itali, duke e krahasuar sjelljen e qeveritarëve të sotëm atje si tipike fashiste.
“Fashizmi është tribal, është një mënyrë për të urryer tjetrin, është kundër bashkëjetesës dhe fajëson të dobëtin, tjetrin”.
Regjisori Namik Ajazi na bën me shenjë se duhet të nisin xhirimet. Remo duket sikur do ta vazhdonte edhe disi bisedën.
Më thotë se me Namikun njiheshin prej kohësh dhe se e kishin pasur gjithmonë në plan një bashkëpunim. Ndodhi me filmin “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, bazuar në historinë e dashurisë mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian në kohën e komunizmit.
Ndahemi si nxitimthi. E përqafoj, e puth në faqe dhe i them: Sikur të ishin të gjithë mafiozët si ti!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
DITA E PARË
Kur frikohesh prej lepurit
Ekspozitë në Muzeun e Kosovës me fotografi të vjetra të qyteteve shqiptare
Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova