Fëmijët tuaj kalojnë shumë kohë në kompjuter dhe në tavolinën e punës, ndërsa gjithë këtë e bëjnë në pozicionin ulur?
Siguroni mësim të shëndetshëm dhe pozicion të drejtë të boshtit kurrizor dhe pengoni zhvillimin e problemeve siç janë shtrembërimi i kurrizit, dhembjet e shpinës dhe qarkullimi i keq i gjakut, transmeton Telegrafi.
Karrigia me mbështetëse të gjunjëve do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do të ndihmojë te shtangimi i personave të të gjitha gjeneratave.
Karrigia për mbështetje të gjunjëve është karrige ergonomike posaçërisht e dizajnuar, e cila mundëson uljen e drejtë dhe vertikale.
U është dedikuar atyre të cilët qëndrojnë gjatë ulur dhe atyre të cilët vuajnë nga simptomat që kanë të bëjnë pjesën e shpinës, siç janë dhembjet e shpinës.
Gjithashtu, qëndrimi ulur aktiv në këtë karrige forcon shpinën, gjë që ndikon në vigjilencë dhe përqendrim.
Gjatë uljes në këtë karrige, pesha është e shpërndarë në tri pika – në vithe, në nëngjunjë dhe në shputa, gjë që mundëson qarkullim më të mirë të gjakut në këmbë dhe rehati më të madhe.
Pjesët e mbigjunjëve nuk janë në pozicionin pingul në krahasim me pjesën e sipërme të trupit, por të anuara nga poshtë, gjë që mundëson qarkullim të papenguar të gjakut në këmbë.
Qarkullimi i mirë i gjakut ndihmon në përmirësimin e përqendrimit gjatë punës, por gjithashtu do të mbrojë këmbët tuaja nga çrregullimet të cilat i shkakton qarkullimi i keq i gjakut, siç janë zgjerimi i venave, ënjtja dhe dhembja e këmbëve.
Kur nuk e përdorni, këtë karrige mund ta palosni dhe ta vendosni në një qoshe, andaj ajo nuk do të zërë shumë hapësirë.
Kujt i rekomandohet përdormi i kësaj karrige?
Karrigen për mbështetje të gjunjëve e përdorin edhe personat të cilët vuajnë nga këto simptoma:
▪ shtrembërimi i kurrizit/qëndrimi i keq – në këtë karrige duhet ulur vertikalisht dhe është e vështirë të qëndrohet në pozitë të parregullt siç ndodh në karrigen standarde
▪ dhembjet e shpinës – ulja aktive forcon shpinën tuaj, aq më parë në pjesën e poshtme
▪ mungesa e përqendrimit me rastin e mësimit dhe punës – ulja vertikale ndikon mirë në vigjilencë dhe përqendrim. /Telegrafi/