LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina luan tri miqësore në Bullgari

Sigal Prishtina luan tri miqësore në Bullgari

Kampionia e Kosovës dhe Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, të shtunën (sot) do të udhëtojë drejt Sofjes.

Sigal Prishtina në Bullgari do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, atë kundër Levski 2014, Lukoil Academicut dhe Rilski Sportistit. Prishtina të premten ka përfunduar fazën përgatitore të zhvilluar në Ohër, shkruan Koha Ditore.

"Ndeshjet do të zhvillohen për t’u përgatitur sa më mirë për fillimin e edicionit të ri", shkruan në faqen zyrtare të Prishtinës në rrjetin social "Facebook".

Prishtina për edicionin e ri është përforcuar me lojtarët Khalid El-Amin, Gjorgi Çekovski, Bamba Fall, Mohamed Abukar, Lace Darius Dunn, Stanimir Marinov, Yll Kaçaniku dhe Gëzim Morina.