LAJMI I FUNDIT:

Si t’i zgjedhim ofertat më të mira për Black Friday në Kosovë?

Si t’i zgjedhim ofertat më të mira për Black Friday në Kosovë?

Black Friday, apo ndryshe siç njihet në gjuhën shqipe “E premtja e zezë”, është dita me çmimet më të lira gjatë vitit. Kjo ditë bie të Premten pas të Enjtes së katërt të Nëntorit dhe këtë vit, kjo datë është 29 Nëntori.

Në Kosovë, pothuajse çdo biznes sjell super oferta në këtë ditë, e poashtu, çdo qytetarë kërkon të përfitojë nga çmimet e ulëta. Pandaj, për të qenë gati e për të mos u zënë në befasi, më poshtë po ju listojmë disa këshilla se si të jeni më efektiv dhe të bleni produktet tuaja të preferuara, me çmimin më të mirë:

Shkruani një listë me produktet që keni nevojë t’i blini

Është e pamundur të mendoheni se çka dëshironi të blini në dyqane atë ditë dhe të vizitoni secilin prej tyre, prandaj merrni një letër dhe një laps e shkruani produktet që i’u duhen.

Zgjedhni dyqanet që i shesin produktet e listës tuaj

Në bazë të listës tuaj të produkteve, shikoni se cilat dyqane i shesin ato. Mos harroni, dyqanet më të mëdha, kanë më shumë oferta dhe më shumë stok, andaj keni mundësi më të madhe, duke e ditur që sasia është gjithmonë e limituar për produktet në zbritje.

Krahasoni çmimet

Listën e dyqaneve që ju e keni zgjedhur, përcjellini nga afër në faqet e tyre në rrjetet sociale apo në ueb faqe, pasiqë zakonisht, një javë apo dy më herët, fillojnë t’i shpalosin produktet dhe çmimet që do t’i kenë në ofertë. Pastaj, krahasoni çmimet për produktin tuaj. Kështu, ju do të dini se ku do të zhvilloni blerjën tuaj, pa humbur kohë.

Mos zgjedhni aksesorë, shkoni për produktet më të shtrenjta

Zbritjet më të mëdha janë në produktet më të shtrenjta, andaj mos targetoni aksesorë.
Mundohuni të zgjedhni produkte si: Eletronikë, teknikë të bardhë, telefon, laptop apo diçka të ngjajshme, nga e cila mund të kurseni më shumë para, e poashtu të blini diçka që do ta përdorni një kohë të gjatë.

Paratë

Kur jemi tek financat, shpesh ndodhë që në këtë periudhë të vitit, të mos jemi mirë financiarisht, edhe pse kemi ofertat më të mira para nesh.
Mirëpo kësaj radhe, ju nuk keni nevojë të brengoseni për paratë.
IuteCredit, institucioni mikrofinanciar lider në Kosovë, ju mundëson të blini produkte deri në 18 këste, vetëm me letërnjoftim.
Ju mund të blini me këste tek partnerët e IuteCredit si: Aztech, Neptun, ElkosCENTER etj., apo të aplikoni në njërën nga degët e IuteCredit, zyrën më të afërt të Posta e Kosovës, ose online KËTU, dhe vetëm me letërnjotim ju do të mund të merrni deri në 2000 euro brenda 10 minutash.

Ne shpresojmë që këto këshilla do të ju lehtësojnë blerjen tuaj, dhe ju urojmë blerje të këndshme.