LAJMI I FUNDIT:

Si do të zhvillohet trafiku nëpër kryqëzimin ku nuk funksionojnë semaforët?

Si do të zhvillohet trafiku nëpër kryqëzimin ku nuk funksionojnë semaforët?

Shikoni situatën e trafikut në foto dhe përpiquni të përgjigjeni në më pak se një minutë…

Në kryqëzimin në foto qarkullimi rregullohet ekskluzivisht nga semaforët, të cilët në këtë situatë nuk funksionojnë.

Meqenëse nuk ka sinjalistikë shtesë të trafikut, si dhe polic trafiku, lind pyetja se si do të zhvillohet në atë situatë, transmeton Telegrafi.


Në çfarë rendi do të lëvizin makinat nëpër kryqëzim:

1. E verdha – e bardha – e kuqja,
2. E kuqja – e verdha – e bardha,
3. E bardha – e kuqja – e verdha,
4. E verdha – e kuqja – e bardha,
5. E bardha – e verdha – e kuqja.

Përgjigje:

Meqenëse semaforët në kryqëzim nuk funksionojnë dhe në të nuk ka shenja të tjera të komunikacionit, si dhe nuk ka as polic trafiku, situata është e njëjtë sikur kryqëzimi të mos jetë i rregulluar.

Kjo do të thotë se të gjitha automjetet vijnë nga rrugë me rëndësi të njëjtë.

Në këtë situatë, rregulli i krahut të djathtë dhe rregulli që thotë se në një kryqëzim një mjet që ruan drejtimin e tij të lëvizjes ka të drejtë përparësie mbi një mjet që vjen nga kahu i kundërt, por nuk vazhdon drejt, por kthehet, si në këtë rast, në të majtë.

Këtu kemi situatën që makina blu mbylli hyrjen në kryqëzim për makinën e bardhë, e cila ndodhet pas saj para kryqëzimit. Prandaj, vetura e bardhë nuk guxon të hyjë në kryqëzim, edhe pse ka të drejtë përparësie mbi atë të kuqen, sepse për shkak të dendësisë së qarkullimit do të ndalonte në kryqëzim dhe do të pengonte qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve.

Nga e gjithë kjo rezulton se rendi i kalimit të makinave nëpër kryqëzim është: e verdha – e kuqja – e bardha. Përgjigjja e saktë është në numrin 4. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s? Ç'tregon gjuha e trupit për ta?

Pse Jay Z prek gjithë kohën këmbën e Beyonce-s? Ç'tregon gjuha e trupit për ta?

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Më shkul flokët, më gërvisht, më ngulfat: Katër arsye përse disa çifte e duan seksin e vrazhdë

Më shkul flokët, më gërvisht, më ngulfat: Katër arsye përse disa çifte e duan seksin e vrazhdë

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori