Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Nisi Ramazani, muaj më i shenjtë i kalendarit mysliman. Po nëse s’je musliman?
Ç’duhet të bësh për të treguar respekt ndaj miqve apo familjarëve që agjërojnë?
Minimumi, mund të ndiqni këshillat e mëposhtme.
1. Mund të hash në sy të dikujt që agjëron: Për 30 ditët në vazhdim, myslimanet nuk do të konsumojnë as ushqim e as pije nga lindja e diellit e deri në perëndim, por kjo s’do të thotë që jeta nuk vazhdon si normalisht.
2. Thjesht përpiquni të mos lini një drekë pune: Nëse kolegu juaj mysliman refuzon të vijë, tregohuni të kuptueshëm.
3. Nuk keni pse agjëroni me miqtë tuaj myslimanë: Mundeni nëse doni të shihni si është, por s’jeni të detyruar edhe nëse marrëdhënia me personin që agjëron është shumë e ngushtë.
4. Por mund t’u bashkoheni për Iftar: Iftar quhet vakti që konsumohet pasi perëndon dielli. Myslimanet organizojnë darka të mëdha me ndjesi familjare. Mund t’u bashkoheni nëse ju ftojnë apo nëse dëshironi.
6. Por jini fleksibël: Nëse një koleg ju kërkon të vijë më herët nesër apo të largohet më herët, përpiquni t’i respektoni kërkesat e tij.
7. Mund të ftoni për kafe miqtë tuaj myslimanë: Edhe pse s’mund të pinë gjë, as ujë. Rëndësi ka të kaloni kohë bashkë, apo jo?
8. Por mund t’ju rrinë pak larg: Kur nuk ha asgjë për pjesën më të madhe të ditës, natyrshëm goja mund të mbajë erë.
9. Mund të thoni “Gëzuar, Ramazanin!”: Është një urim i sjellshëm dhe tregon mirëkuptim.
10. Por mos thoni “duhet të agjëroj dhe unë, të humbas ca kile”: Ramazani s’ka për qëllim rënien në peshë.












































