Prej xhelozisë kanë dalë këngët më të bukura të të gjitha kohërave, por kur të duhet që çdo ditë tënden ta ndash me një xheloz, situata nuk është edhe aq e ëmbël.

Por ç’mund të bëni për të shpëtuar kur kjo ndjesi duket sikur do t’ju marrë shpirtin?


Mbani shënime:

1. Kujto se xhelozia në doza të vogla është shenjë e mirë

Në doza të vogla thamë. Xhelozia nuk ndodh pa arsye. Kjo tregon që atij/asaj i intereson kjo lidhje, por gjithnjë duhet të kujtoni të ruani masën. Papritur mund të shihni që çdo gjë po ju shembet para syve.

2. Kujdesuni për ndjenjat e gjithsecilit

Nëse e pranoni që xhelozia është krejtësisht natyrale, është e rëndësishme të justifikoni dhe sjelljen e tij. Kujtoni, që ju jeni përgjegjës për mënyrën se si ndihet tjetri.

CFHP Coping with Anxiety Over thinking

3. Ulni pritshmëritë!

Mos mendoni se dini gjithçka ndodh me partnerin tuaj. Askush nuk është pronë e tjetrit dhe nuk kemi në dorë asgjë përveç vetes dhe sjelljeve tona. Kështu që përpiquni të mos e idealizoni.

4. Kujtoni që s’është fundi i botës nëse ai ju tradhton!

Ekspertët thonë se ata njerëz të cilët mendojnë se nëse i japin fund lidhjes aktuale nuk do të gjejnë diçka tjetër më të mirë, janë më të prirur të jenë xhelozë. Harrojeni këtë dhe vlerësoni veten më tepër. Ok, xhelozia i duhet një romance, por aq sa për ta bërë personin tjetër të kuptoj se ka rëndësi për ty.

Burimi: Cosmopolitan