Kur një çift është në fillimet e lidhjes se tij instinktivisht të dy partnerët kanë si prioritet lidhjen. Por me kalimin e kohës dhe jeta bëhet me e ndërlikuar mes punës dhe fëmijëve, koha që kalojnë bashkë partnerët nuk është më e para dhe lidhja vendoset në plan të dytë.
Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë, madje është e rëndësishme të kujtoni se dashuria është një emocion që vjen e shkon. Nëse sinqerisht keni ndjenjën e simpatisë ndaj njëri-tjetrit, nëse jeni dakord me mendimet e njëri-tjetrit, ndani të njëjtat ëndrra për jetën, atëherë ndenja e dashurisë nuk do të jetë kurrë larg jush. Është thelbësore t’i thoni partnerit se edhe ju e pëlqeni atë, transmeton Telegrafi.
Rëndësia e gjërave mund të matet nga sasia e kohës që jeni të gatshëm të shpenzoni për partnerin tuaj. Diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënieje e rëndësishme është që të mos mbani mëri me partnerin apo partneren tuaj. Vërtet qëndrimi natë për natë me të njëjtin person në shtrat, mund të jetë i mërzitshëm, ka disa mënyra për t’i rikthyer intimitetit nxitjen dhe eksitimin.
Pas përfundimit të muajit të mjaltit nisin bisedat e përditshme, ku në pjesën në të madhe të rasteve kanë fjalë të përsëritura, është e lehtë të mërziteni. Ju do të filloni të bëni seks pasi nuk u ka mbetur gjë tjetër me të cilën të kaloni kohën, pasi edhe në televizion nuk ka asgjë interesante. Shumë njerëz besojnë se e shijojnë më shumë seksin në ditët e para dhe gjithçka mbaron aty. Por në fakt është krejt e kundërta, seksi mund të përmirësohet sesa të përkeqësohet dhe është shumë e lehtë që t’i risjellësh sërish “freskinë” e dikurshme.
Përparësitë e jetesës në çift
Nëse një çift ka disa kohë që ka nisur marrëdhënien, atëherë jeta seksuale mund të bëhet më eksituese dhe aventuriere se sa në ditët e fillimit. Avantazhi më i madh është besimi që është krijuar mes dy partnerëve. Kjo i bën ata të ndihen të qetë dhe më pak në siklet për të kërkuar kënaqësi, të cilat në fillim nuk do të kishin mundur kurrë t’ia kërkonin. Për t’i mbajtur gjërat tërheqëse, duhet të gërshetoni sjelljet romantike me ato joshëse, pasi kjo e bën më të tërhequr njeriun që keni në krah.
Sipas individëve të ndryshëm, të cilët kanë bërë tradhti në lidhjen e tyre, tregojnë se në fakt ata kërkojnë dashuri dhe kënaqësi seksuale, të cilën nuk marrin në partnerët e tyre. Por në kërkime të ndryshme, të gjithë çiftet kanë pohuar se edhe pse jo shumë e kënaqshme, jeta e tyre seksuale në çift ishte më e mirë se ajo që mund të merrnin jashtë saj. Ndjesia se magjia është venitur shkaktohet nga shuarja e adrenalinës. Herët a vonë bëhet e qartë se si do të jetë rrjedha e dashurisë suaj, po ashtu edhe kurioziteti se çfarë mund t’i dhuroni njëri-tjetrit në shtrat.
Është e rëndësishme që të dy partnerët t’i japin mundësi njëri-tjetrit të zbulojë prekje, teknika dhe preferenca të tjera, të ndryshme nga ato që janë dhënë në fillimet e njohjes, duke nisur më puthjen e parë. Kjo do të thotë se me kalimin e viteve ju faturoheni seksualisht. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre.
Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër. Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.
Intimiteti në çift
Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj. Domethënia që ka puthja për femrat dhe meshkujt ka qenë temë e kërkimit të seksologëve në vende të ndryshme të botës.
Sipas një studimi nga seksologët gjermanë, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi. Ka edhe më: dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë.
Puthja dhe pëlqimi
Pëlqimi “pamor” duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asajë, transmeton Telegrafi. Ndërkohë që buzët afrohen, futën në punë hundët të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.
Nëse feromonet e partnerit nuk të tërheqin, puthja do të jetë një dështim dhe nuk do të çoje më tej. Por nëse partneri përdor një teknike të pëlqyeshme dhe eksituese, adrenalina dhe noradrenalina, substanca këto që prodhohen nga gjëndrat mbiveshkore, japin pëlqimin e tyre. Atëherë puthjet ndjekin njëra- tjetrën. Nëpërmjet puthjes dhe “furtunës” kimike që lidhet me të, kalohet në fazën e seksit dhe të ndjenjës. Sipas studiuesve faza e puthjes është vendimtare edhe për disa arsye të tjera. Puthja fut në lojë jo vetëm gojën dhe gjuhën, por edhe sytë dhe duart.
Dashuria dhe tërheqja
Pas një nate të zjarrtë në shtrat njerëzit janë psikologjikisht më stabil e për rrjedhojë më të kujdesshëm në gjithë aktivitetin e përditshëm, pasojë kjo edhe e ndikimit që luan ky faktor në të gjitha problemet që kanë të bëjnë me pagjumësinë. Për të shkuar më pas te ndikimi i drejtpërdrejtë te enët e gjakut e te faktori psikologjik, duke u bërë njëherësh edhe mjekimi më i mirë kundër depresionit.
tregojnë arsyet të cilat e gjallërojnë një marrëdhënie dhe e ushqejnë atë pa pushim. Dashuri, tërheqje, apo dëshirë janë faza e parë e të përbashkëtave në çift. Raportet intime në çift, mund të jenë të stimuluar nga shumë nxitës dhe emocione të tjera, më egoiste se ato që përmendën më lart, pra më tepër se thjesht ato stimulues shpirtërorë. Pulsi erotik, libidoja frojdiane, nuk është i vetmja arsye që i shtyn meshkujt dhe femrat drejt një raporti seksual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj