Dielli, nëse merret me masën e duhur, ka efekte pozitive në shëndet: stimulon sintezën e vitaminës D, e pazëvendësueshme për kockat, prodhimin e serotoninës, një hormone që favorizon humorin e mirë. Por dihet edhe se rrezatimi ultravioletë mund të prodhojë dëmtime të ndryshme.
Dielli mund të ndikojë shumë në plakjen e lëkurës. Ekspozimet e gjata gjatë jetës mund të sjellin një zverdhje të vazhdueshme të lëkurës, një formacion më të plotë rrudhash, të cilat nuk janë aspak të këndshme. Prandaj, është shumë e rëndësishme që rrezatimet të merren në mënyrë graduale, duke e mësuar trupin pak nga pak. Ditët e para rekomandohet të përdoret një krem mbrojtës për të gjithë lëkurën dhe më pas mbrojtje të pjesshme, transmeton Telegrafi.
Dielli mund të shkaktojë vatra parakanceroze, tumore epiteliale, ekzema dhe djegie të shkallëve të ndryshme. Të gjitha këto patologji lidhen me dëmtimin e ADN-së së qelizave dhe shkaktohen nga rrezet ultravioletë. Natyrisht që për të provokuar këto dëmtime duhet që koha e ekspozimit të jetë shumë e gjatë dhe pa masat e duhura.
Dëmtimet nga dielli shfaqen me njolla të cilat kanë një ngjyrë të ndryshme nga ajo e lëkurës, herë më të hapur dhe herë me ngjyrë të kafenjtë. Pjesët e trupit që janë më të favorizuara për këto shenja dihet se janë ato më të ekspozuara të diell si duart dhe fytyra. Duhet të keni kujdes të madh për shenjat e diametër më të madh se 6 mm, me formë të çrregullt dhe me ngjyrë jo të njëjtë në sipërfaqe, të cilat mund të mos shërohen gjatë gjithë kohës për shkak të ekspozimit të gjatë nën rrezet e diellit. Ato në fytyrë janë shumë jo estetike.
Ne duhet të përdorim kremin që i përshtatet lëkurës dhe që është në gjendje të na mbrojë si nga rrezet Uvb dhe Uva: rrezet ultravioletë me një gjatësi vale mes 280 dhe 320 manometër dhe mes 320-400 manometër. Uvb janë mbi të gjitha përgjegjës për fenomenet akute, ndërsa Uva arrijnë të depërtojnë më thellë në lëkurë dhe luajnë një rol më të rëndësishëm në krijimin e fotoplakjes dhe në zhvillimin e vatrave të tumorit.
Një krem solar nuk mund të përdoret me qëllimin për të zgjatur orët e ekspozimit në diell, por me qëllimin për të marrë një rrezatim të mirë dhe pa rreziqe. Mbi të gjitha është e rëndësishme të kujtohet se duhet që trupi të lyhet sërish me krem pas larjes ose pas notit, pasi edhe produktet me provë uji nuk durojnë më shumë se 2-3 banja ose 30 minuta.
Për fëmijët është e nevojshme që të kemi kujdes të veçantë, qoftë për sa u përket orëve të ekspozimit qoftë edhe për fotombrojtjen. Është e këshillueshme që të përdoren gjithmonë kremra solare me një mbrojtje maksimale (më shumë se 40). Djegiet e vazhdueshme në një moshë të vogël janë një faktor rreziku për shfaqjen e mëvonshme të njollave të mëdha në lëkurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania