Site icon Telegrafi

Si të lani siç duhet një xhaketë me pupla në rrobalarëse: Me këto dy truke, do të duket si e re

Nuk ka sesi ta prishni!

Nëse nuk jeni të sigurt se si të lani një xhaketë me pupla në rrobalarëse pa e dëmtuar atë, ne ju sjellim një udhëzues!

Të gjithë ata që nuk janë të shkathtë në funksionet e rrobalarëses, kanë frikë se mos i prishin rrobat.

Rëndësi e veçantë i kushtohet xhaketës së dimrit, sepse zakonisht është një model që e veshim prej disa vitesh, nga stina në stinë.

Nëse nuk jeni të sigurt se si ta lani ose keni frikë se mos e dëmtoni, ne ju sjellim një udhëzues të detajuar. Madje edhe nëse përdorni një program larjeje për xhaketat e dimrit, mund të shkaktoni dëmtime, transmeton Telegrafi.

Qoftë kur bëhet fjalë për pupla apo për pambuk sintetik, ato lëvizin gjatë larjes, ndaj në vend që të shpërndahet në mënyrë të barabartë, grumbullohen në një vend.

Këtë mund ta shmangni falë trukeve të thjeshta. Vendosni disa topa tenisi në makinë së bashku me xhaketën.

Numri i rrotullimeve nuk duhet të kalojë 500 deri në 800. Në këtë mënyrë, në xhaketë nuk do të krijohen gunga, por materiali do të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Tharja është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe duhet të bëhet në disa faza. Varni xhaketën e larë në një varëse rrobash dhe rreshtoni mëngët, jakën, skajet dhe xhepat.

Është mirë që xhaketën ta thani në një dhomë të ajrosur mirë dhe të ngrohtë, derisa uji të jetë avulluar plotësisht. Herë pas here përdorni duart për ta “zbutur” xhaketën pak nga poshtë lart dhe tundeni atë. /Telegrafi/

Exit mobile version