LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon se si do të ishte si President i Kosovës

Haradinaj tregon se si do të ishte si President i Kosovës

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, e ka shpallur kandidaturën e tij për President të Republikës së Kosovës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai është numri 1 si bartës i listës së AAK-së, e cila ka publikuar edhe programin qeverisës. Haradinaj ka dhënë shpjeguar arsyet që e shtyjnë drejt postit të të parit të vendit.

Haradinaj tashmë ka dhënë arsyet kryesore pse kërkon që të vijë në krye të Presidencës. Ai ka thënë se Kosova ndodhet në një udhëkryq, dhe se prioritet i tij do të jetë siguria. Natyrshëm, sepse siguria ishte sektori ku ai u angazhua më së shumti edhe si Kryeministër. Gjatë kohës së tij, pas përpjekjeve të shumta, FSK u bë Ushtri e Kosovës. Këtë punë Haradinaj e kishte kryer bashkë me zyrtarët më të lartë të Pentagonit, ndonëse kishte kundërshtime edhe në NATO dhe procesi ishte goxha i ndërlikuar.

Por, Ushtria nuk mjafton, thotë tani Haradinaj – duke shprehur ambicien e qartë që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën Veriatlantike NATO. Duke qenë një njohës i mirë i aspektit të sigurisë dhe ushtrisë, Haradinaj ka shprehur besimin e tij që viti 2025 nuk duhet ta zë Kosovën jashtë NATO-s. Ndryshe – thotë ai – Kosova duhet të shikojë drejt krijimit të një Unioni me Shqipërinë.


“Lidhja me NATO-n është adresa jonë e parë. Aty është siguria”, thotë Haradinaj.

Ai ka shprehur bindjen se Kosova duhet ta rris ushtrinë e saj, ta forcojë dhe ta armatosë.

Një arsye tjetër pse Haradinaj e konsideron veten të rëndësishëm për presidencë, është edhe situata me Serbinë dhe fragjiliteti politik në Kosovë, pas arrestimeve nga Specialja dhe paqëndrueshmëria politike, me zgjedhje të shpeshta e me rënie të shpejta të qeverive.

AAK, partia e Haradinajt, thotë se Serbisë i duhet përballë një president që ka histori të fortë sikur të tijën, me të kaluar në UÇK e me përvojë në institucione siç është ai.

“Duhet të përballemi me Serbinë në punët që bën Serbia me blloku Kosovën, me destabilizu dhe me e dorëzu në një mënyrë”, thotë Haradinaj.

Kanidatura e tij përkrahet dhe shtyhet përpara fuqishëm edhe nga partia e tij.

“Pas pesë viteve ai mund të mos jetë shumë i nevojshëm, por sot është i domosdoshëm që të jetë president”, dëgjohen të thonë shpesh anëtarët e AAK-së.
Në një emision të ditëve të fundit, Haradinaj ka deklaruar se Kosovës i duhet barazpesha e pushteteve. E kjo arrihet vetëm duke qenë ai president.

Haradinaj, duke e parë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, ka vlerësuar se marrja e dy posteve kryesore të shtetit, ajo e kryeministrit dhe e presidentit, nga njëra parti është jodemokratike.

“Duhet të krijojmë një balanc të pushteteve në Kosovë. Pra që të mos ndodh humbja e ekuilibrit, humbja e ndarjes së pushteteve. Mos të përfundojnë disa pushtete në një dorë, ose në një parti, se kjo nuk është mirë për Kosovën”, thotë ai.

“I bën keq vendit, e përmbysë ekuilibrin e nevojshëm të një demokracie parlamentare”, thekson Haradinaj.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se synim i tij është edhe forcimi i marrëdhënieve me shtetet aleate të Kosovës.

Rëndësi të veçantë – përsërit shpesh ai – ka miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Kalo në kategori