Si të dekoroni shtëpinë tuaj nëse keni shumë libra: Këshilla se si ta zbukuroni më tej hapësirën

Kushdo që pëlqen të ketë një bibliotekë të pasur kjo këshillë do të jetë e dobishme
Çfarë është një shtëpi nëse nuk ka “bibliotekën” e saj?
Një shtëpi plot me libra është tregues i ngrohtësisë dhe bukurisë së veçantë të atyre që jetojnë në të. Megjithatë, çfarë duhet të bëni nëse keni shumë libra dhe nuk dini ku t’i vendosni dhe në të njëjtën kohë të zbukuroni hapësirën?
Këto janë mënyra të thjeshta për të arritur këtë efekt. Përdorimi i librave si një lloj dekori mund të ndihmojë shumë në dukjen e plotë, transmeton Telegrafi.

Nën vazo
Po, dhe kjo është një nga mënyrat interesante për të freskuar shtëpinë tuaj – Radhitni disa libra, deri në tre ose katër dhe vendosni një vazo mbi to. Për një dukje edhe më të mirë, mund t’i lidhni librat me një fjongo dekorative dhe t’i jepni një prekje të veçantë. Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me shandanë – në vend të vazos vendosni një shandan, veçanërisht nëse është me dukje antike.
Brenda oxhakut
Nëse në shtëpinë tuaj keni një oxhak që nuk po e përdorni, gjë që sigurisht është kështu këtë verë, mund ta “mbushni” me libra dhe kështu t’i jepni shtëpisë tuaj një ngjyrim të ri dhe kreativ, shkruan “The Spruce”. Ky konfigurim është i përjetshëm dhe me siguri do ta përdorni.

Një grumbull në dysheme
Nëse vërtet nuk keni vend për libra, vendosini në dysheme. Me siguri mund të gjeni ndonjë pjesë që nuk “ju pengon”, kështu që vendosni disa libra, mundësisht disa me faqe kopertinash më shumëngjyrëshe, për një dukje elegante të dhomës.
Përshtatni në ambient
Çfarë ngjyre muresh dhe mobiliesh dominon në shtëpinë tuaj? Zgjidhni libra që kanë ngjyrat e shtëpisë tuaj dhe në këtë mënyrë plotësoni dhomat tuaja.
Ndoshta shkallët?
Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse keni një numër të madh librash, provoni t’i përdorni për të bërë “shkallë” të paktën si dekorim përgjatë njërit prej mureve. Përveç kësaj, në ato shkallë mund të rregulloni disa figura, të cilat përdoren edhe për dekorim.

Komodina si ndihmë
Mund të mos jeni mjaft të lodhur për të kthyer një faqe të një libri natën para se të shkoni në shtrat, megjithëse rekomandohet, mund të rregulloni disa libra në komodinë. Pse jo, mund të jetë një dekorim shumë interesant. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

Dinë gjithmonë çfarë të thonë, tre shenja të horoskopit që shkëlqejnë në komunikim

Kur ëndrrat na sjellin më të dashurit tanë që nuk jetojnë më

E dinit që jua tregojnë këmbët se kur keni të bëni me një narcist?

Shmangni një gabim të zakonshëm kur pastroni me fshesë elektrike pasi mund ta dëmtoni pajisjen
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata