Si të dalloni nëse bëhet fjalë për dhimbje të fytit apo për streptokok: Këto janë simptomat e një infeksioni që duhet trajtuar
Dhimbjet e fytit mund të kenë origjinë të ndryshme
Ndonjëherë mund të jetë një fyt i thatë që shkakton djegie dhe gërvishtje, ndonjëherë bëhet fjalë për viruse ose ftohje, por ka infeksione të shkaktuara nga mikrobet infektive streptokoke dhe për të cilat është e nevojshme të konsultoheni me mjekun për të caktuar terapinë medikamentoze.
Nëse dhimbja e fytit nuk shkaktohet nga ajri i thatë ose nga një ftohje e zakonshme, ka shumë gjasa që të jetë një infeksion i shkaktuar nga streptokoku, një mikrob shumë infektues i grupit A.
Megjithëse streptokoku nuk është serioz në shumicën e rasteve dhe nuk shkakton komplikime të shpeshta, por është vetëm i dhembshëm dhe zakonisht prek më shumë fëmijët sesa të rriturit, ekzistojnë disa tregues të cilët do t’ju ndihmojnë të dalloni dhe të kërkoni ndihmën adekuate mjekësore, transmeton Telegrafi.
Ndër pesë treguesit e një infeksioni streptokoksik të fytit, mjekët renditin ethet me temperaturë të ngritur, mungesën e kollës, dhimbjet e vazhdueshme të fytit që nuk largohen për tre ditë, bajamet të fryra të mbuluara me një shtresë të bardhë, nyjet limfatike të fryra nën mjekër ose në pjesën e përparme të qafës, si dhe, shumë më rrallë, një skuqje në duar, gjoks dhe këmbë. Nëse e keni vënë re këtë tek fëmija, ka shumë të ngjarë që të keni të bëni me streptokok.
Si mund të mbroheni nga infeksioni i shkaktuar nga ky mikrob shumë ngjitës, i cili transmetohet përmes pështymës dhe mukozave, me kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë?
Për të shmangur këtë infeksion, masa më e mirë parandaluese është ajo që zakonisht marrim për të gjitha sëmundjet infektive: lani dhe dezinfektoni duart e fëmijëve rregullisht, mbuloni gojën me dorë ose një fasule kur teshtini ose kolliteni dhe hidhni siç duhet pecetat e përdorura. Shmangni kontaktin me personat e infektuar dhe nëse fëmija juaj ka streptokok, është mirë të izoloheni derisa temperatura dhe terapia të ndalojnë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin