Site icon Telegrafi

Si të bllokoni marrjen e mesazheve në Gmail

Askujt nuk i pëlqen të marrë email ‘spam’, por fatmirësisht platforma e email-it, Google Gmail, ka bërë një punë mjaft të mirë me filtrat e mesazheve ‘spam’. Por, nga koha në kohë, ekzistojnë email ‘spam’ që disi kalojnë ato filtra, ose ndoshta keni email nga njerëzit që nuk dëshironi të pranoni, prandaj ja se si mund të bëni bllokimin e postës elektronike në Gmail.

 

Në kompjuter

  1. Shko në Gmail
  2. Hapni emailin që dëshironi të bllokoni
  3. Klikoni ikonën ‘tre pika’ në të djathtë të emailit
  4. Zgjidh opsionin ‘Block’
  5. Klikoni përsëri butonin ‘Block’ për ta konfirmuar

 

Në iPhone dhe iPad

 

  1. Lansoni aplikacionin Gmail
  2. Hapni emailin që dëshironi të bllokoni
  3. Prekni mbi ikonën tre pika dhe zgjidhni ‘Block’

Në Android

  1. Lansoni aplikacionin Gmail
  2. Hapni emailin që dëshironi të bllokoni
  3. Prekni mbi ikonën tre pika dhe zgjidhni opsionon ‘Block’

 

Për të zhbllokuar emailet që keni bllokuar, thjesht ndiqni hapat e mësipërm dhe përzgjidhni Zhblloko (Unblock). /Telegrafi/

 

Exit mobile version