Ky truk i thjeshtë me kohë do t’ju tregojë që veza është e prishur.
Gjëja më e keqe e cila mund t’ju ndodhë është që vetëm pasi që ta thyeni mund të zbuloni që veza është e prishur.
Ja si të mësoni shpejt dhe lehtë a është veza e prishur pa e thyer, transmeton Telegrafi.
Afrojeni vezën afër veshit dhe tundeni. Nëse dëgjoni përzierje shumë, atëherë përfundimisht veza është e prishur dhe assesi nuk do të guxoni që ta thyeni, sepse do të kundërmojë erë të keqe tërë shtëpia dhe do të rrezikojë shëndetin.
Duke u bërë sa më e vjetër veza, por edhe lagështia dhe dyoksid karboni “rrjedhin” nëpër lëvozhgë, të verdhët dhe të bardhët fillojnë të zvogëlohen, ndërkaq xhepi i ajrit brenda vezës bëhet më i madh.
Sa më e madhe që të jetë flluska e ajrit, veza ka më shumë hapësirë që të lëvizë brenda lëvozhgës dhe prodhon tingull përzierjeje kur e tundni.
Veza e freskët nuk prodhon kurrfarë tingulli.
Për të parë nëse veza është e freskët ose jo, mund ta bëni edhe testin me ujë. Kjo është mënyrë më e sigurt.
Merrni një tas ose gotë me ujë dhe provoni nëse veza është e prishur ose jo.
Nëse veza qëndron në fund të gotës është shumë e freskët.
Nëse qëndron në mes të gotës, nuk është e freskët, megjithatë mund ta konsumoni sa më shpejt.
Nëse veza noton mbi sipërfaqen e ujit, është e ndenjur, prandaj nuk duhet ta konsumoni.
/Telegrafi/