Prokuroria angleze është tërhequr nga akuzat ndaj një shqiptari dhe bashkëpunëtorëve të tij të arrestuar nën akuzën e pengmarrjes të një fieraku në Londër.
Nekid Arapi i njohur në Angli me pseudonimin Kid Vlonjati është dënuar me vetëm 16 muaj burg për posedim dhe tentativë shitje droge klasi B.
Ndaj tij ranë akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënime për vrasje personi për të cilat nëse do shpallej fajtor mund të dënohej nga gjykata Harrow Crown Court deri me burg përjetë.
Një zyrtar i kësaj gjykate i tha Top Channel se u rrëzuan akuzat edhe për të arrestuarit e tjerë Xhon Guveli 28 vjeç, i arrestuar nën akuzën për rrëmbim person, burgosje të rreme.
Fation Arapi 27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, i arrestuar në akuzën për rrëmbim personi, burgosje te rreme.
Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, i arrestuar nën akuzën për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, i akuzuar nën akuzën për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester e arrestuar në akuzën për burgosje të rreme. Ata fituan menjëherë lirinë nga salla e gjyqit.
Vitin e shkuar Top Channel raportoi se një 30-vjeçar u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan ata që e kishin e marrë peng.
Për lirimin e tij, u përfshi Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane.
Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng qëndroi në spital, nën ruajtjen e policisë.
Ai kishte dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës. I ishin hequr me pinca edhe thonjtë.
Personi i marrë peng në komunitetin shqiptarë në Angli njihej si një person problematik dhe jo korrekt në pazaret e drogës prodhuar në shtëpitë e barit.
Komentet në rrjetet sociale e përshkruajnë si një person i cili i kishte bërë “gola” shqiptarëve të përfshirë në shtëpitë e barit.
E shkuara e tij e errët ka dalë në pah nga hetimet pasi ai u lirua si peng.
Nëse ai do të dëshmonte në gjykatë avokatët mbrojtës të Arapit dhe të tjerëve do ta diskreditonin dhe ai paçka se ishte viktima pengmarrjes do të shpallej një dëshmitarë jo i besueshëm.
Me sa duket prokuroria angleze për të evituar këtë është tërhequr nga akuzat. Një arsye tjetër mund të jetë edhe tërheqja nga dhënia dëshmi e fierakut që u mor peng. Familjes së tij në Fier i kërkohej të paguante një “dëm” prej 400.000 stërlina.
Pengmarrësit duke përdorur telefonin e pengut me video-call telefononin të vëllain më Patos duke i treguar si po e torturonin në ambientet ku e mbanin të lidhur.
Përfshirja e shqiptarëve në biznesin e shtëpive të barit në Britaninë e Madhe ndër vite ka prodhuar krime të tjera edhe më të rënda si pengmarrje, grabitje dhe vrasje të disa shqiptarëve brenda ambienteve ku mbillet dhe rritet kanabisi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme