Mbretëreshës Elizabeth II po vazhdon t’i bëhen nderimet e fundit pranë arkivolit të saj në Westminster Hall.
Procesi do të zgjasë katër ditë në total, përpara se funerali shtetëror të nis gjatë ditës së hënë në Westminster Abbey, raporton themirror.
Shumëkush kanë shtruar pyetje se si është e mundur që arkivoli i saj mund të shfaqet publikisht për kaq shumë kohë.
Morticiani i TikTok ‘AskTheUndertakr’, i cili përdor platformën TikTok për t’iu përgjigjur pyetjeve se çfarë ndodh me ne pasi të vdesim, ka shpjeguar se çfarë mund të ndodhë pasi të vdes një anëtar i familjes mbretërore.
@asktheundrtakr Replying to @carajcavell #queen #queenelizabeth #queensdeath #undrtakr #undertaker #embalm #embalmer #embalming #funeraldirector #mortician #dodgechemicalcompany #rodevideomicro #funeralhome #mortuary #death #deadbody #deadbodies #deadpeople #dying #funeral #celebrationoflife #theimperialgroup #batesvillecasket#deathquestions #deathtok #loss #grief ♬ Queen Elizabeth March – The Royal Artillery Alanbrooke Band
Tashmë është konfirmuar se arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II do të jetë mbështjellë me plumb, gjë që ekspertët kanë thënë se është për të siguruar që gjithçka të mbetet e paprekur.
Veshja me plumb është një traditë mbretërore që daton shekuj më parë, pasi ndihmon në ruajtjen e trupit deri në një vit. Por kjo ka të ngjarë të mos jetë metoda e vetme e përdorur.
“Për shkak të pasurisë, shtatit dhe ndikimit që ka Familja Mbretërore, ata do të siguronin balsamuesit më të mirë, objektet më të mira, më të mirën nga gjithçka”, shpjegon sipërmarrësi duke shtuar se “asnjë shpenzim nuk do të kursehej kur bëhet fjalë për kujdesin dhe përgatitjen e trupit të Mbretëreshës”.
Balsamimi është një proces, i cili është përdorur prej kohësh nga familja mbretërore, duke përfshirë lëngjet ruajtëse që injektohen në trup për të vonuar dekompozimin.
“Unë kam arsye të besoj se ishte kohë shumë e shkurtër pas vdekjes së saj që balsamimi të kishte ndodhur”, shtoi sipërmarrësi, “ata do të kishin bërë gjithçka që ishte e mundur për të siguruar që trupi i mbretëreshës të ruhej mirë dhe të rikthehej në një gjendje pothuajse perfekte. Gjithçka e mundshme në çantën e veglave të balsamosjes, si të thuash, për të siguruar që trupi i saj të jetë në gjendje të qëndrojë në gjendje për periudhën dhjetëditore dhe pa asnjë efekt të keq”, tha ai.
“Unë gjithashtu besoj se ata ndoshta kanë disa pajisje ftohëse. Ndoshta në fund të arkivolit ose poshtë stendës ku ajo do të vendoset në gjendje për të ndihmuar me ftohjen etj. Përsëri, nuk do të kursehej asnjë shpenzim. Procesi i balsamimit do të bëhej nga balsamosja më e mirë në Angli, në Evropë dhe do të bëhej në çdo mënyrë që të ketë përsosmëri ose sa më afër përsosmërisë që mund të arrihet. Procesi i balsamimit do të ishte shumë i ngadaltë. Ndoshta do të kishte vazhduar për orë të tëra”, deklaroi ai.
Ndërsa babai i mbretëreshës George VI ishte gjithashtu i balsamosur, mbretëresha e mëparshme, Victoria refuzoi të bënte procesin.
Në dyshemenë e arkivolit të Victorias është shpërndarë qymyr për të luftuar erën dhe për të thithur lagështinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-89-780x439.jpg)
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht