LAJMI I FUNDIT:

Si po manipulohet me minierën “Sibovc” ?

Sipas lajmeve në media elektronike dhe të shtypit nga "ekspertët" e KEK-ut miniera (mihja) "Sibovc" është përgatitur të hapet nëse lejohen investimet . Është e domosdoshme dhe e logjikshme që hapja e mihjes të bëhet shumë më herët se sa ngritja e termocentraleve, për shkak se duhet bërë mihjen (heqjen) e djerrinës për ta zbuluar thëngjillin. Këta "ekspert" e kane caktuar edhe vendin se ku do të filloi dhe startoi miniera "Sibovc". Sipas tyre mihja "Sibovc"do të filloi në fundin e mihjes "Bardh", në fshatin Grabovc dhe aty është vendosur një ekskavator për të ja filluar punës.

Për të gjithë ata që e njohin situatën momentale të mihjeve "Mirash"dhe "Bardh", caktimi i vendit për hapjen e mihjes "Sibovc"shkakton një huti, duke e ditur se fshati Sibovc ndodhet larg se paku 5 kilometra vijë ajrore (J-V) nga ky vend . Duhet cekur se pas fshatit Grabovc vjen tereni i fshatit Hade i cili askund nuk përmendet nga këta "ekspert" të kësaj lëmije.

Për ata që dine ta lexojnë hartën gjeografike dhe kadastrale dhe e njohin këtë teren. Fillimi i mihjes "Sibovc"nga ky vend është qesharak dhe lind dyshimin që ka për qëllim mbulesën e gabimeve dhe manovrimeve që janë bërë deri me tani në këto dy mihje që nga pas lufta. Pra, fshati"Sibovc" gjendet ne vije (L-P) ne drejtim të lokacionit ku është paraparë ngritja e Termocentralit në distancë afro 4 kilometra larg. Hapja e kësaj mihje në "Sibovc" arsyetohet me vet faktin se këtu ka qene miniera e vjetër e Sibovcit dhe se ky teren është i përshtatshëm ku shtresa e dheut (djerrinës) është shumë e hollë dhe se është shumë afër (4km) lokacionit të Termocentralit. Ndërsa nga vendi ku është propozuar hapja e kësaj mihje Termocentrali është larg afro 10 kilometra vijë ajrore.


Është e ditur se si është menaxhuare puna në këto dy mihje prej pas lufte e këndej, me plot dështime (rrëshqitje dhe avari të ekskavatorëve) që kanë kushtuar miliona euro dhe kurrë nuk janë bërë transparente. Për të gjitha këto avari shkaktar ka qenë faktori njeri dhe deri me tani askush nuk është marrë në përgjegjësi, përkundrazi ata ende edhe sot gjinden në të njëjtat pozita, disa edhe janë favorizuar në vende më të larta brenda KEK-ut.

Po të shikohet sot gjendja e mihjeve "Mirash"dhe "Bardh", edhe laiku më i madh i kësaj lëmije mund të konkludoj se është punuar pa kurrfarë strategjie, duke mos i respektuar rregullat teknike të mihjeve. Është bërë mihje, vënie e djerrinës vend e pa vend duke mos pasur hapësire të mjaftueshme për nxjerrjen e thëngjillit ( nuk është respektuar distancë e nevojshme për zbulesat e thëngjillit ne etazhe). Pra, gjendja e këtyre mihjeve është kaotike dhe kanoset rreziku për mbylljen e tyre… Si duket pajimet xehetare (shumica e ekskavatorëve) nuk funksionin për ta vazhduar heqjen e djerrinës dhe zbulimin e thëngjillit për nevojat e TC-ve të tanishme (A-B) . Por ky mekanizëm mund të riparohet dhe të kthehet në gjendje të aftë për punë. Riparimi i këtyre pajisjeve është bërë përherë me plan-programe të caktuara, me punëtorët e KEK-ut të ish njësisë punuese "Remont Montimi", njësi kjo e specializuar, por e cila më nuk ekziston, sepse është shuar me kërkesën e DQ-rit. Për shkak se shumë pajisje xehetare nuk funksionojnë, përherë angazhohet mekanizmi klasik (lipkera dhe kamionë) privat për ta bërë mihjen e djerrinës. Këto pajime private u ngjajnë lodrave të fëmijëve në krahasim me ish mekanizmin klasik (ekskavator lugor-EKG dhe ESH-a ) me kapacitet të lugës deri 6 metra kub i cili është shkatërruar.

Nga kjo pasqyrë lehtë mund të konkludohet se këto mihje nuk kanë pasur strateg të mirë i cili fare nuk është angazhuar për mirëmbajtjen dhe punën e tyre dhe ka munguar strategjia e mirëfilltë dhe teknologjia adekuate për këtë lëmi. Tani ky strateg ka mbetur pa mjete punë meqë ekskavatori dhe shiritat janë shkatërruar dhe tani duhen investime për vazhdimin e punëve në këto dy mihje. Për këtë qëllim edhe propozon dhe merr vendim për hapjen e minierës "Sibovc" mu ne gjirin e këtyre mihjeve të tanishme.

Nëse kjo është e vërtetë (e qe është) më mirë do të ishte të kërkohen mjete për vazhdimin e punës në këto dy mihje të cilat mund të zgjerohen në drejtim të Veriut deri ne fshatin Sibovc, e jo të manipulohet me idenë e kësaj mihje cila ka lindur para tri dekadave. Qëllimin e këtij manipulimi e di më së miri menaxheri i Departamentit të Thëngjillit me stafin a tij të dëgjueshëm "Inxhinieringun", të cilin vet e ka formuar për të realizuar synimet e veta.

Dihet mirë se nga ana ligjore nuk lejohet të luhet me harta topografike dhe me opinion, duke bërë gënjeshtra qe binë ndesh me ligjin gjeografik dhe kadastral. Për këto veprime autorët e tillë ndëshkohen me ligj.
Është për çdo kritikë hartimi dhe ideja e tillë nga ana e inxhinierëve të këtij stafi që kanë lejuar miratimin e kësaj strategjie. Kuptohet se këtë propozim e ka miratuar edhe MEM-i i kaluar, sepse të gjithë këta kanë qenë te një klani. Por është për tu habitur pse këtë strategji e miraton edhe MEM-i i tanishëm. Miratimi i projektit për hapjen e minierës "Sibovc" në këtë lokacion nga ana e MEM-it, dëshmon se në këtë institucion nuk ka ekspert të kësaj lëmije që e kundërshtojnë idenë e tillë të brishtë e cila nuk përputhet me realitetin.

Nëse i krahasojmë këto mihje "Bardh dhe Mirash" me mihjet tjera në Evropë (te cilat kemi pasur rast për t’i parë si ajo "Turov" në Poloni), formohet bindja se kjo strategji e gabuar e udhëhequr nga menaxhuesit e kësaj lëmije është bërë me qellim për të ardhur deri te investimet të cilat sot po bëhen me tender dhe që janë joshës për shumë individ që nuk mendojnë për këtë popullatë dhe shtetin tonë, Kosovën.

Duke e njohur shumë mirë këtë teren dhe këto fshatra, sepse fshati Hade është vendlindja ime, ndërsa në fshatin Mirash kamë jetuar një periudhe të gjatë madje derisa është hapur kjo mihje dhe tërë kohën kam punuar në të dhe për hir të së vërtetës desha ta njoftoi opinionin me realitetin se ku duhet te hapet miniera "Sibovc".

Nëse kjo mihje hapet në vendin e paraparë nga këta "ekspert" të kësaj lëmije, me siguri ajo shpejt do të pësoi (do të ketë jetë të shkurtër) sikurse mihjet e tanishme që janë para mbylljes. Mbyllja e mihjeve "Mirash"dhe "Bardh" nuk po ndodh për shkak se nuk ka xehe, por se nuk janë respektuar normat e mihjes se tyre. Nëse mihja "Sibovc" hapet në vendin e propozuar, ajo do të jetë e mbyllur para se t’ia filloi punës. Ky konkludim vërtetohet me deklaratat të cilat shpesh janë dhënë në media dhe shtyp nga personat përgjegjës të KEK-ut, se në mihjet "Mirash" dhe "Bardh"nuk ka rezerva të thëngjillit, se ato se shpejti do të mbyllen. Këto deklarata bijnë ndesh me të vërtetën, sepse në këto mihje ka mjafte xehe (thëngjill) por nuk është bërë zbulimi i saj me norma dhe standarde të kësaj lëmije.

Pra, është mirë që MEM-i me kompetencat e veta në bashkëpunim me ekspertët e kësaj lëmije që ka Kosova, krahas shqyrtimeve që janë duke u bërë për kapacitetin e TE-c,të bëhet edhe shqyrtimi i vendit dhe pozitës se ku duhet filluar hapja e minierës "Sibovc" dhe ta ndërroi këtë lokacion sa nuk është bërë vonë. Ndërsa mihjet e tanishme ta ndërrojnë strategjinë tekniko-teknologjike për mihje dhe të zgjerohen në drejtim të polit Verior.

Pasi mihjet e tanishme kanë ardhur në këtë gjendje të pa lakmueshme, është më reale të kërkohen mjete për zgjerimin e tyre, për punën e tyre, por me një strategji të mirëfilltë e me kuadër të aftë për këtë lëmi, se sa të inskenohet hapja e një miniere te re "Sibovc"e cila nuk e ka vendin aty ku propozohet.

Është e domosdoshme dhe në interes të KEK-ut dhe Kosovës qe ky propozim i gabuar sa më shpejt të shqyrtohet nga ana e institucioneve përkatëse për hir të së vërtetës dhe interesave të kësaj kompanie. Është e logjikshme se duhet ndërtuar një TE-c i ri, me kapacitet të nevojshëm dhe hapja e një miniere të re në Sibovc, pra "Sibovci" që është paraparë nga ekspertet para 3-4 dekadave, aty ku është vendi më i përshtatshëm për mihje dhe furnizim me thëngjill TE-c.

Me këtë desha t’ju njoftoj se si po manipulohet me minierën “Sibovc", kush është duke menaxhuar me atë dhe shkaqet që mihjet e tanishme sot gjinden në situatë të pa lakmueshme. Këtë që e ceka më lartë është dashur ta bëjë ndonjë ekspert nga kjo lëmi (ndoshta do e kishte bërë më qartë), sepse jam i bindur se ka të tillë, por nga frika se mos po i gjene ajo që më gjeti mua (largimi nga puna nga këta menaxherë) e bëra vet.

Për gjendjen e palakueshme të krijuar në KEK pikërisht janë të njëjtit përgjegjës që pajtohen me këtë situatë, janë ata që marrin paga të majme dhe nuk e ngritin zërin kundër këtyre keqmenaxhuesve apo thënë më mirë keqpërdoruesve. Për këtë qe u tha dhe gjërat tjera që janë duke ndodhur në KEK, është koha dhe momenti të merret me seriozisht MEM-I, Bordi i KEK-ut dhe organet shtetërore të Kosovës, e kjo të bëhet për hirë të së vërtetës.

Autori ka qenë Inxhinier në KEK-ut

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori