LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi shkëmbimi Doncic – Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve 

Si ndodhi shkëmbimi Doncic – Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve 

Si një rrufe në qiell, lajmi se Luka Doncic është basketbollisti i ri i Los Angeles Lakers bëri jehonë sot në mbarë botën.

Donçiç po kalon te Los Angeles Lakers në një shkëmbim për Anthony Davis  i cili do të shkojë te Dallas Mavericks, dhe përveç kësaj, Mavericks dërguan gjithashtu Maxi Kleber dhe Markieff Morris te Lakers dhe morën Max Christi dhe një draft i raundit të parë në vitin 2029.

Ky lajm u raportua fillimisht nga gazetari i famshëm Shams Charania, i cili më vonë zbuloi atë që ai e quajti një nga tregtitë më tronditëse në historinë e fundit të NBA.


Shkëmbim i madh në NBA, Luka Doncic i bashkohet LeBron Jamesit te Lakers
Lexo po ashtu Shkëmbim i madh në NBA, Luka Doncic i bashkohet LeBron Jamesit te Lakers

Siç zbuloi Charania, e gjithë tregtia bëhej në fshehtësi.

Menaxheri i përgjithshëm i Mavs, Nico Harrison kontaktoi menaxherin e përgjithshëm të Lakers dhe i ofroi atij një shkëmbim për Doncicin dhe Davisin, dhe e gjithë marrëveshja u fsheh nga të gjithë, duke përfshirë trajnerin, LeBron James, madje edhe vetë Doncic dhe Davis.

“Më thanë se as Luka Doncic, as Anthony Davis, as LeBron James, as trajnerët apo lojtarët e tjerë nuk kishin njohuri për këtë tregti”.

“Mund t’ju them me siguri – ky është një fakt. LeBron nuk e kishte idenë se kjo do të ndodh dhe kjo ndodhi. Davis nuk e kishte idenë se kjo do të ndodhte”, deklaroi Charania. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori