Ish-presidenti amerikan John Kennedy, vazhdon të kujtohet për disa modele që solli gjatë presidencës së tij. Ai ishte një ndër presidentët që i kushtoi më shumë vëmendje veshjeve, megjithëse vëmendja e tij nuk u kufizua vetëm aty.
Në një kohë kur shumë, madje shumica e meshkujve amerikanë, i rregullonin flokët me xhel, Kennedy ishte një nga politikanët e parë i cili provoi t’i mbante flokët të “thatë”.
Ai punësoi një parukier, i cili do të vinte rregullisht në zyrën e Kennedy-t në Senat, me një tharëse flokësh, duke krijuar kështu modelin tipik të JFK, me flokët e fryrë.
Gjithashtu, Kennedy i pastronte dhe i lëmonte thonjtë e duarve rregullisht, madje, ai i nënshtrohej trajtimit me anë të nxehtësisë me llampa, që i jepnin ngjyrë lëkurës së tij edhe në mes të dimrit.
Një ndër kujdesjet kryesore të Kennedy-t ishte gjithashtu shtimi në peshë dhe të qenit në formë të mirë fizike.
Megjithëse ndonjëherë ishte tmerrësisht i dobët, sërish tmerrohej nga mundësia se mos shtonte shumë në peshë.
Injeksionet me kortizon, të cilat ai filloi t’i bënte për të kontrolluar sëmundjen e Addison-it patën efektin e fryrjes në fytyrë, dhe krijuan padashur “pamjen e JFK”, e cila u bë aq familjare gjatë fushatës së vitit 1960. Sidoqoftë, në fillim Kennedy nuk e pëlqeu fare efektin e injeksioneve.
Fotografitë ishin thuajse një mani për të. Ai rrinte për orë të tëra në studion e fotografit, duke provuar poza dhe efekte drite të ndryshme.
Herët, gjatë karrierës në Kongres, vuri re se gazetat e Bostonit përdornin foto të vjetra të kolegëve të tij, të viteve ose ndonjëherë dekadave më parë. Kennedy sigurohej që redaksitë e lajmeve të kishin gjithmonë foto të kohës (dhe të hijshme) në dispozicion.
Tendenca fatkeqe e Richard Nixon-it për t’u fotografuar në çaste të sikletshme, pa dijeninë e tij, nuk shpëtoi pa u vënë re nga Kennedy. Ai kujdesej të shmangte episode të tilla sa herë ishte e mundur. Një nga arsyet, pse Kennedy-t nuk i pëlqente të mbante kapele, kishte të bënte me faktin se donte të shmangte situatat e sikletshme të politikanëve, që mbanin kapele qesharake.
Duke e ditur se fotografitë gjatë ngrënies ose të pirit rrallë ishin tërheqëse, ai u ofronte pije ndihmësve që ndodheshin pranë tij dhe ulej në ulësen e makinës, larg aparateve fotografike, ku hante me shpejtësi një vakt të lehtë gjatë kohës kur ishte në fushatë.
Një udhëheqës karizmatik di gjithashtu se kur dhe si ta kultivojë njëfarë distance, madje, edhe prej njerëzve më të afërt.
Kennedy kishte krijuar një lloj regjimi në jetën e tij. Për shembull, ai rrallë shoqërohej me anëtarët e stafit (e ekzagjeronte në mënyrë qesharake me këtë zakon; për shembull, gjatë qeverisjes së tij, asnjëherë nuk e ftoi të vëllanë, Prokurorin e Përgjithshëm Robert Kennedy, për një vakt ngrënieje private në dhomat familjare të Shtëpisë së Bardhë).
Duke e kufizuar veten, bëri që momentet private të kishin më tepër vlerë për ata që e rrethonin. Stili i tij i veçantë ishte një tjetër karakteristikë e tij.
Në periudhën kur Kennedy hyri në jetën publike, fjalimbërja politike ndër irlandezo-amerikanët e Massachusetts-it ishte një skenë e ndezur dhe rast studimi për artin e retorikës. Oratorët politikë, si James Michael Curley, mbanin fjalime të gjata, me fjalë të zbukuruara dhe të rëndë emocionalisht.
Ishte e vështirë të imagjinohej një stil tjetër më pak i përshtatshëm për gjakftohtin dhe analitikun Kennedy.
Gjatë përvojës së tij të shkurtër si reporter, kur mbuloi zgjedhjet e përgjithshme angleze të vitit 1945, Kennedy vërejti një lloj tjetër fjalimbërjeje politike. Në Britani, kandidatët e hipur mbi podium kishin prirje të mbanin fjalime të shkurtra, duke lënë kohë për pyetje nga votuesit. Kjo gjë e lejonte folësin të ishte më “i afërt” me audiencën.
Ishte ky stil i gjithanshëm (i ri për Massachusetts-in në atë kohë), të cilin Kennedy e përvetësoi në fushatën e tij të parë dhe vazhdoi ta përdorte me disa ndryshime që andej e tutje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4534-1448251979-gettyimages-4564-1-780x439.jpg)
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron
![Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/98634_shutterstock-2472-780x439.jpg)
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
![Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Who-Are-The-Most-Jealous-Zodiac-Signs-In-Astrology-1-780x439.jpg)
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/671a29437e9e9d521c5-780x439.jpg)
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi
![10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/785-0-5dade13d44872-780x439.jpg)
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë