Site icon Telegrafi

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Stomatologu Getoar Hoxha në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për formimin e gurëve në dhëmbë, të cilët duhen të largohen.

Ai theksoi se gurët në dhëmbë (calkulus dentarie) janë burim i pështymës dhe zakonisht formohen në dhëmbët e poshtëm sepse gjëndrat tajitin pështymë gjatë gjithë kohën dhe sipërfaqet që goditen janë ato linguale të dhëmbëve të parë.

“Dhe varësisht prej përbërjes së pështymës te disa pacientë bëhen më shumë e te disa më pak”, tha ai.

Sipas tij, gurët duhet të hiqen dhe kjo nuk ka dilemë sepse është shtresë e favorshme për depozitimin e ushqimit dhe baktereve.


Ai ka folur edhe lidhur me atë se a rrallohen dhe a lëvizin dhëmbët pas pastrimit dhe largimit të gurëve.

“Nuk është pse vjen për shkak të pastrimit…gurët gjatë formimit i stabilizojnë dhëmbët rrejshëm. Dhe kur hiqen gurët pastaj mund të duket. Dhëmbët i ke pas duke lëvizë”, tha ai. bize.

Ai tutje theksoi se gurët janë ata që e kanë bërë atë gjendje të dhëmbëve dhe gjithsesi duhet të largohen. /Telegrafi/

Exit mobile version