Shumë njerëz bëjnë gabime në mënyrën e ruajtjes së ushqimeve. Për t’i mbajtur produktet e freskëta dhe të shijshme duhet të dini disa sekrete të rëndësishme.
Është shumë e rëndësishme mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së produkteve para se ne t’i konsumojmë.
Patatet dhe qepa: Këto produkte duhet t’i ruani të ndara. Vetëm për faktin se mund të gatuani një ushqim që i përmban të dyja produktet, nuk do të thotë se duhet edhe t’i ruani bashkë në një vend.
Nëse i ruani bashkë, ato do të vyshken para kohe. Për këtë gjë, mund t’i vendosni në vend të errët dhe të ftohtë, por jo bashkë, transmeton Telegrafi.
Qumështi, mishi, vezët: Më e mira është që vezët t’i ruani në pjesën më të ftohtë të frigoriferit dhe në pjesën e pasme, ku është më errët.
Vezët nuk duhet t’i ruani në pjesën e derës së frigoriferit, ku ka një hapësirë të veçantë për to. E njëjta gjë vlen edhe për qumështin dhe mishin.
Mielli dhe vaji: Nëse dëshironi që të zgjasë afati i përdorimit të këtyre produkteve, më e mira është që t’i ruani në frigorifer.
Domatet: Këto preferohet që t’i vendosni në një enë dhe t’i ruani në ndonjë dollap të kuzhinës. Ato nuk duhet të rrinë në frigorifer. Nëse i vendosni në frigorifer, ato e humbin shijen e tyre të ëmbël.
Disa ushqime, janë më të shijshme dhe më të shëndetshme vetëm kur mbahen në temperaturën e dhomës, ndërsa temperatura e ulët, si ajo në frigorifer, mund të reduktojë konsiderueshëm kualitetin e shijes së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime