Gjyshet nga ana e nënës janë unike dhe kanë një lidhje të veçantë me ne, si nipa e mbesa të tyre
Ato luajnë rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë, qoftë në nivel emocional, por edhe në nivel gjenetik.
Edhe nëse nuk kaloni shumë kohë me gjyshen, lidhja mes juve dhe saj asnjëherë nuk do të zhduket.
Kjo ndodh për shkak se ju e trashëgoni ADN-në e saj, temperamentin, shijet dhe emocionet.
Alejandro Jodorwsky, eseist kilian, ka shkruar një libër të quajtur Metagenealogy: Self-Discovery Through Psychomagic and the Family Tree, ku e shpjegon ndikimin gjenetik që e kanë te nipat e mbesat gjyshet nga ana e nënës.
Sipas tij, gjenet të cilat fëmijët i pranojnë kur janë në mitrën e nënës vijnë direkt nga gjyshet e tyre. Mes të gjithë prindërve, gjyshërve dhe familjarëve tjerë, gjyshet nga ana e nënës janë më së shumti përgjegjëse për trashëgiminë gjenetike.
Gjenet jo gjithmonë trashëgohen në gjeneratën e ardhshme, prandaj e shmangin një gjeneratë. Kjo është arsyeja se përse gjithmonë ekziston një mundësi që disa fëmijë të duken më shumë si tezet, axhët dhe gjyshërit e tyre sesa si prindërit e vet, transmeton Telegrafi.
Fëmijët mund të mos duken saktësisht si gjyshja e tyre, por gjithmonë do të ketë një shenjë te ta: një nishan, buzëqeshja, ngjyra e syve, mënyra e ecjes, etj. Gjithashtu, shpeshherë fëmijët e trashëgojnë edhe strukturën e eshtrave, muskujt dhe sëmundjet gjenetike nga gjyshërit.
Ne ndajmë rreth 25% të ADN-së sonë me gjyshërit. Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit kanë publikuar një hulumtim rreth lidhjes së gjyshes nga ana e nënës me nipat e mbesat e tyre.
Sipas këtij hulumtimi, kjo lidhje ndodh për shkak të kromozomit X – gjyshet i kalojnë 25% të kromozomeve të tyre X te të gjithë nipat e mbesat, gjë e cila u mundëson atyre t’i trashëgojnë gjenet e gjyshes.
Në anën tjetër, gjyshet nga ana e babait i kalojnë kromozomet X vetëm te mbesat e tyre, por jo te nipat. Prandaj, përderisa gjyshet nga ana e babait kanë një lidhje prej 50% të kromozomit X me mbesat e tyre, ato janë 0% të lidhura me nipat e tyre.
Sipas Jodorowsky-t, fëmijët gjithashtu i trashëgojnë edhe përvojat emocionale nga gjyshja prej anës së nënës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës