Njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka qenë fushata më e qetë deri më tani.
Sipas tij, e tillë do të jetë edhe java e fundit e kësaj fushate.
Maliqi ka thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka pasur ndarje të ashpra në mes të pushtetit dhe opozitës sepse të gjitha partitë synojnë, nëse jo të jenë fituese dhe bartëse të pushtetit, atëherë të bëhen pjesë e pushtetit nëpërmjet koalicioneve.
“Kjo fushatë ka qenë ndër më të qetat deri më sot dhe besoj se e tillë do të mbetet deri në fund. Arsyeja kryesore për këtë është se të gjitha partitë synojnë, nëse jo të jenë fituese dhe bartëse të pushtetit, atëherë të bëhen pjesë e tij nëpërmjet koalicioneve. Andaj nuk kemi si më parë ndarje të ashpra në mes të pushtetit dhe opozitës çfarë kemi parë në betejën për pushtetin qendror. Edhe ashtu në nivelin lokal që nga viti 2013 kemi përjetuar, jo edhe me aq konsistencë, pothuajse të gjitha koalicionet e mundshme. Tani kjo mund të bëhet praktikë e zakonshme”, është shprehur Maliqi.
Ai ka vlerësuar se partitë që llogarisin se në garë po hyjnë me përparësi të madhe, e kanë frikën se, nëse nuk fitojnë shumicën e pastër (mbi 50 % të votës), do të mund të humbnin në balotazh.
Maliqi ka paralajmëruar se një gjë e tillë mund t’i ndodhë kryetarit aktual të Prishtinës dhe atij të Mitrovicës.
“Madje, edhe partitë që në nivelin lokal konsiderohen favorite, që llogarisin se në garë po hyjnë me përparësi të madhe, e kanë frikën se nëse nuk fitojnë shumicën e pastër, pra mbi 50 % të votës, do të mund të humbnin në raundin e balotazheve. Të gjithë e kujtojnë rastin e Prishtinës dhe të Mitrovicës në zgjedhjet e vitit 2013. LDK-ja, përkatësisht Isa Mustafa, kishte përparësi të bindshme në raundin e parë, por humbi në balotazh sepse Shpend Ahmetin e votoi edhe elektorati i partive të tjera. E njëjta përmbysje ndodhi në Mitrovicë me kandidatin e PDK-së. Në zgjedhjet e 22 tetorit kjo mund t’u ndodhë favoritëve siç janë Shpend Ahmeti dhe Agim Bahtiri. E njëjta vlen edhe për shumë komuna të tjera”, ka deklaruar ai.
Maliqi ka theksuar se nuk përjashtohet mundësia se disa komuna do ta nxjerrin kryetarin që në raundin e parë por, sipas tij, ndarja e elektoratit dhe sistemi zgjedhor është i tillë që favorizon balotazhet.
Madje Maliqi ka thënë se shumica e komunave do të shkojnë në balotazh. “Edhe në zgjedhjet e qershorit, kur shumica e partive garonin me koalicione, asnjë subjekt garues nuk fitoi shumicën bindëse që ta qeverisë e vetme Kosovën. Lëvizja Vetëvendosje!, duke garuar pa koalicion, fitoi rreth 1/3 e elektoratit, por as ajo nuk besoj se do të mund të rritet, siç po thuhet edhe më shumë, duke u bërë fituese absolute. Mendoj se nuk do të mund ta fitojë pastër as Prishtinën. Gjithsesi, nuk e përjashtoj mundësinë se disa komuna ta nxjerrin kryetarin që në raundin e parë, por ndarja e elektoratit dhe sistemi zgjedhor është i tillë, që favorizon balotazhet. Mendoj se do të kemi balotazh në shumicën e komunave”, ka thënë Maliqi.
Sido që të jetë, ai ka thënë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit do ta tregojnë gjendjen e vërtetë të partive politike.
Sipas Maliqit, këto zgjedhje mund të jenë alarm i fundit për PDK-në dhe LDK-në, duke treguar ose edhe thelluar përmasën e humbjeve.
“Po, në këtë aspekt, si vota kumulative, nga rezultatet e zgjedhjeve komunale do të mund të hetohej më qartë se çfarë është gjendja e vërtetë e disa partive të mëdha, por edhe të tjerave, që u patën tronditur me rezultatet e zgjedhjeve të qershorit. Për shembull, këto zgjedhje mund të jenë alarm i fundit për PDK-në dhe LDK-në, duke treguar ose edhe thelluar përmasën e humbjeve. Vazhdimi i krizës së tyre do ta imponojë reflektimin e thellë dhe përshtatjen kohës, çka do të thotë lejimin që të depërtojë mendësia dhe brezi i ri në udhëheqjen e tyre, ose do të vazhdojë më tutje katandisja e këtyre partive. Po ashtu, alarmi do t’i bjerë edhe partive që dobësinë e tyre e kanë fshehur duke u strukur në koalicione, madje edhe duke u bërë faktorë ‘madhor’ i pushtetit si AKR, por edhe AAK-ja e ndonjë subjekt tjetër”, ka deklaruar Maliqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Bekim-Jashari-interviste-foto-Ridvan-Slivova-13-e1605279919923-780x439.jpg)
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim