LAJMI I FUNDIT:

I shumëpërfoluri Adnan Januzaj flet për aventurën e tij të re

I shumëpërfoluri Adnan Januzaj flet për aventurën e tij të re

Adnan Januzaj ka folur pas huazimit nga Manchester Unitedi te Sunderlandi.

Anësori shqiptar është shprehur i lumtur me kalimin e tij me ‘Macet e zeza’ pasi aty ka gjetur ish-trajnerin e tij David Moyes.

“Trajneri më ka dhënë mundësinë që të vij këtu dhe ta tregoj veten. Dua të luaj dhe mezi pres të punoj përsëri me Moyesin”.


Cp6McnFWYAAXu-l

“Më ka pëlqyer stili i lojës së ekipit të tij, ai më ka dhënë shumë liri dhe besim. Nëse keni besim atëherë mund të realizoni gjërat siç duhet”, ka thënë Januzaj.

Vlen të theksohet se Januzaj është një nga lojtarët që Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke i ndjekur që t’i bashkohen përfaqësueses së drejtuar nga Albert Bunjaku. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bZYp7qII38o