Me datat 24 dhe 25 tetor u mbajt edicioni i tetë i festivalit të teknologjisë KosICT, duke mbajtur epitetin e njërës prej konferencave më të mëdha rajonale në fushën e TIK, njëherësh duke ofruar një agjendë shumë interesante për vizitorët.

Konferenca ishte vend takimi rreth 3500 entuziastëve dhe profesionistëve kombëtarë e ndërkombëtarë të teknologjisë.


Gjatë dy ditëve, paralelisht janë mbajtur fjalime në skenën kryesore dhe atë të zhvilluesve (Dev Stage).

kosi 1

Përderisa, skena kryesore ka pritur figura të cilët folën për tema si Big Data, rëndësinë e brendimit, Outsourcing, rëndësinë e TIK, bankimin digjital, etj, në anën tjetër skena e zhvilluesve (Dev Stage) ishte vendtakimi i programerëve, zhvilluesve të inxhinierëve të cilët detajisht praktikuan punën e tyre.

Kosi 4

Vlen të theksohet se pjesë e konferencës ishin edhe 16 Start-up, pjesë e inkubatorit të Innovation Center Kosovo (ICK), të cilët promovuan produktet dhe shërbimet e tyre para shumë vizitorëve në Panairin e Inovacionit.

kosi 2

Në ditën e parë, hapësirë iu dha edhe gjeneratës së re të zhvilluesve, ku rreth 25 fëmijë nga Shkolla Digjitale mbajtën garën “Hackathon” e të cilët në fund të ditës prezantuan para publikut punën e tyre.

kosi 3

Pjesë interesante e ditës së dytë ishte gara e lojës ‘League of Legends’ në mes të grupeve ‘Struga Esports’, Respawn Esports dhe Omegaforce e cila mblodhi në një vend shumë entuziastë të lojërave elektronike.

Për të gjithë të interesuarit, edicionin e nëntë të konferencës do të mund ta ndiqni me 29 dhe 30 tetor 2020.

Ndryshe, Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka qenë pjesë e KosICT, ku ka theksuar se Kosova ka potencial të madh për të arritur në fushën e teknologjisë, por fatkeqësisht nuk vlerësohet nga jashtë. /Telegrafi/