Autoritetet e New Yorkut kanë thënë se mbetjet mortore të tre viktimave të 11 shtatorit janë identifikuar falë teknologjisë në zhvillim e sipër të ADN-së.

Zyrtarët njoftuan se kanë identifikuar mbetjet mortore të Ryan D. Fitzgerald 26-vjeçar, Barbara A Keating 72-vjeçare dhe një gruaje tjetër, emri i së cilës po mbahet sekret me kërkesë të familjes së saj.


Ata u identifikuan përmes testimit të përmirësuar të ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në rrënojat pas sulmit të 11 shtatorit 2001, tha zyra e mjekut ligjor të New Yorkut.

Eshtrat mortore të Keating dhe gruas u gjetën në vitin 2001, dhe mbetjet mortore të Fitzgerald u gjetën vitin pasardhës, shkruan skynews.

Kryeekzaminuesi ligjor Dr. Jason Graham tha në një deklaratë: "Çdo identifikim i ri dëshmon për premtimin e shkencës dhe shtrirjen e vazhdueshme të kontaktit me familjet pavarësisht kalimit të kohës."

"Ne e vazhdojmë këtë punë si mënyrën tonë për të nderuar të humburit."

Ndryshe, sulmet e 11 shtatorit panë dy aeroplanë të shkatërronin kullat binjake në New York, ndërsa një i tretë u rrëzua në Pentagon dhe një i katërt në Pensilvani.

Një total prej 2,977 personash u vranë, 2,753 prej të cilëve ishin në New York.

Rreth 1,100 viktima mbeten të paidentifikuara. /Telegrafi/