Një numër i madh i mërgimtarëve kanë vizituar Kosovën gjatë vitit që lamë pas. Numri i përgjithshëm i bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit 2022, është 2 milionë e 274 mijë apo mbi 220 mijë më shumë se në vitin 2021.
Megjithatë, numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur për festa të fundvitit, është më i ulët për mbi 160 mijë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka thënë se barrikadat rrugore për dy tri ditë në Serbi dhe inflacioni, mund të kenë ndikuar në rënien e numrit të bashkatdhetarëve për këtë fundvit.
Ndërkohë, përveç remitancave gjatë vitit 2022, sipas raportit të BQK-së, bashkatdhetarët kanë shpenzuar mbi 1.48 miliard euro, gjatë vizitave në Kosovë.
“Nëse i shohim këto statistika dhjetor 2021 dhe dhjetor 2022, deri më 28 dhjetor 2022, shihet se ka një ulje të numrit të bashkatdhetarëve që kanë ardhur, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak. Kjo rënie ka disa shkaqe, e para për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit, e dyta pengesat potenciale rrugore që kanë mundur t’iu shkaktohen bashkatdhetarëve tanë. Në këtë drejtim, si total, dallimi mes vitit 2021 dhe 2022, është se këtë vit ka pasur më shumë hyrje se sa në vitin paraprak. Në vitin 2021, kemi pasur rreth 2 milionë e 50 mijë qytetarë, ndërsa në vitin 2022, kanë qenë 2.2 milionë”, tha Gashi për KosovaPress.
Ndërsa, nga viti në vit janë rritur edhe remitancat nga diaspora. Sipas zëvendësministres Gashi, nga muaj janar e deri në nëntor të vitit 2022, dërgesat nga bashkatdhetarët kanë arritur në vlerë 1.1 miliard euro. Shkaktar i rritjes së remitancave duket të jetë edhe rritja e numrit të migrimit viteve fundit nga të rinjtë kosovarë në shtetet perëndimore, kryesisht në Gjermani.
“Deri në nëntor të vitit 2022, kemi pasur diku rreth 1.1 miliard euro dhe besoj se shumë shpejt edhe Banka Qendrore e Kosovës, do të del me statistikat finale për vitin 2022. Mirëpo, shohim jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin se është një rritje e remitancave që ndodhë gradualisht”, ka thënë ajo.
Gashi ka thënë se prioritet për qeverinë mbetet edhe diplomacia ekonomike për promovim dhe nxitje të investimeve të huaja në Kosovë.
Ajo bëri të ditur se gjatë vitit 2023, pritet të emërohen rreth 10 atashe ekonomikë.
“Presim që në vitin e parë të kemi rreth 10 atashe ekonomikë të specializuar në kuadër të rrugëtimit, misioneve tona diplomatike, shto kësaj edhe 42 diplomatë të ngarkuar me punë në kuadër të misioneve që kanë portofolion e diplomacisë ekonomike. Këtu do të jemi më ‘agresiv’ në vitin 2023, sa i përket prezantimit të këtij potenciali përmes forumeve, marrëveshjeve të bashkëpunimit bilaterale për tregti. Në disa shtete, taksimi i dyfishtë është ende në marrëveshje në proces, ne përveç që duhet ta bëjmë këtë pjesën e fasilitimit të kontakteve, duhet vazhdimisht avokim për ato vende siç është rasti i Çekisë, që është ende në parlamentin çek, e që duhet lëvizur tutje, kështu që në këtë drejtim ka ende hapësirë për t’u përmirësuar”, tha ajo.
Përkundër që nuk ka folur për numrin e migrimit gjatë vitit 2022, Gashi thekson se migrimi mbete sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet e rajonit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
Nga kreativiteti në karrierë – Telegrafi po kërkon “Content Writer” të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Udhëtoni drejt top destinacioneve evropiane shpejt dhe sigurt!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar
Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?