LAJMI I FUNDIT:

Shumë institucione nuk respektojnë përqindjen e punësimit të shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Shumë institucione nuk respektojnë përqindjen e punësimit të shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore nuk respektojnë ligjin për përfaqësim adekuat të shqiptarëve. Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2016 të publikuar dje, numri më i madh i institucioneve vazhdon të diskriminojë shqiptarët në aspektin e punësimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Institucionet në të cilat diskriminohen më së shumti shqiptarët fillojnë që nga presidenca ndërsa shifra diskriminuese vërehen edhe në institucionet gjyqësore. Në kabinetin e presidentit nuk ka asnjë shqiptar në postin e personave të zgjedhur apo të emëruar, ndërsa nga gjithsej 60 të punësuar, vetëm 5 janë shqiptar, apo 8.3%. Në Gjykatën Kushtetuese, në pozitën e personave të emëruar janë vetëm 2 shqiptar, ndërkohë që nga 32 të punësuar sa është numri I përgjithshëm vetëm 3 janë shqiptar, apo 9.4 %. Në këshillin gjyqësor prej 43 të punësuarve, 5 prej tyre janë shqiptar.

Në Gjykatën e Lartë shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me 7%, përkatësisht prej 100 të punësuarve vetëm 7 janë shqiptar. Në Prokurorinë Publike janë të punësuar 40 persona, prej tyre 7 shqiptar. Në Bankën Popullore në pozitën e personave të emëruar ka vetëm një shqiptar ndërkohë në këtë institucion shqiptarët janë të përfaqësuar me 8.8% apo nga 454 të punësuar vetëm 40 janë shqiptarë. Shqiptarët janë të diskriminuar edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, ku përfaqësohen vetëm me 2.7%. Në vendet udhëheqëse nuk ka asnjë shqiptar ndërsa nga numri i përgjithshëm i të punësuarve që është 73, shqiptar janë 2.


Sipas TV Shenja, në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se edhe këtë vit është konstatuar se në prokuroritë publike, institucionet e ndëshkimit dhe përmirësuese dhe shëndetit publik përfaqësimi i të gjitha bashkësive është akoma i pakënaqshëm. Konstatim i tillë është prezent si në numrin e përgjithshëm të të punësuarve, ashtu edhe në kuadrot udhëheqëse të institucioneve. Avokati i Popullit u ka rekomanduar institucioneve që të ndërmarrin masa konkrete për të ndryshuar këtë gjendje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori