Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përbën tashmë një prej kërkesave më të shpeshta të faktorit ndërkombëtar, drejtuar institucioneve përgjegjëse të Kosovës.
Ngritja e aktakuzave ndaj zyrtarëve të ndryshëm, pikërisht nën dyshimet për përfshirje në krim dhe korrupsion, nuk ka munguar. Por, sipas organizatave që monitorojnë punën e organeve të drejtësisë, edhe në këtë çështje ka një element shqetësues, pasi që shumica nga këto aktakuza hidhen poshtë, si të pabaza nga gjykatat.
Zhvillime të tilla ngrenë shumë dilema e shqetësime rreth punës, qoftë të Prokurorisë dhe Hetuesisë, e po ashtu edhe rreth punës së gjykatave.
Janë disa raste në Kosovë për të cilat janë ngritur aktakuza, por më pas janë hedhur poshtë për mungesë të provave.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ishte akuzuar se e kishte falsifikuar provimin e jurisprudencës, por pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën monitorimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, doli se Lumezi nuk e kishte falsifikuar provimin.
Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, i cili ishte akuzuar për veprën penale ushtrim i ndikimit.
Derisa i pafajshëm ishte shpallur edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, i cili ishte akuzuar për keqpërdorime duke lidhur kontratë për përkthimin e disa librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevoja të Universitetit të Prishtinës.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka të bëjë me shumë raste gjyqësore ku aktakuzat hidhen si të pabaza.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi, si rezultat i monitorimit sistematik të rasteve të korrupsionit, ka gjetur se te rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, një numër jashtëzakonisht i madh i tyre hidhen poshtë për shkak të mungesës së provave, fakteve ose të njëjtat janë trajtuar në mënyrë joprofesionale. Si institut, kemi thënë vazhdimisht se është jashtëzakonisht e vështirë që të hidhen poshtë aktakuzat e prokurorëve nëse po të njëjtat do të ishin të mbështetura në fakte dhe prova”, thotë Miftaraj.
Ai thekson se rastet kur prokurorët konstatojnë apo kanë dyshime se aktakuzat e tyre hidhen poshtë si të pabaza, ata mund dhe obligohen edhe në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, që në çdo rast kur dyshohet se këto raste manipulohen nga gjyqtarët, të iniciojnë edhe ndjekjen penale.
Por, fatkeqësisht shton Miftaraj, pavarësisht se ka një numër të madh të akuzave që hidhen poshtë, ende nuk ka pasur asnjë analizë apo vullnet nga sistemi prokurorial për t’i trajtuar këto çështje dhe për t’i adresuar ato në praktikë.
Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos të nivelit të lartë, tashmë janë kushti i fundit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave.
Jeton Zulfaj nga organizata joqeveritare “FOL” thotë për Radion Evropa e Lirë se aktakuzat për korrupsion të nivelit të lartë po ngrihen edhe për shkak, siç thotë ai, plotësimit të kushtit për liberalizimit të vizave.
Megjithatë, ai shton se nuk do të duhej të ngrihen aktakuza vetëm për të përmbushur një kriter, por ato duhet të jenë të bazuara në prova.
Ai shton se nuk mund të ketë edhe nivel të lartë të korrupsionit edhe mungesë të provave.
“Prokuroria duhet të ngritë një aktakuzë kur është e sigurt se i ka provat përtej dyshimit të bazuar dhe ka mjaftueshëm prova që nuk mund të rrëzohen në gjykatë. Nganjëherë për shkak të luftës kundër korrupsionit, që është bërë edhe kusht për liberalizmit të vizave, duket se shumë aktakuza janë ngritur vetëm për të shënuar si numër dhe kanë hyrë në hetim dhe kanë shkuar në gjykatë”, thotë ai.
Ngritja e aktakuzave të pabaza, si dhe hedhja poshtë e tyre, shton Zulfaj, po dëmtojnë imazhin dhe besimin në sistemin e drejtësisë.
“Në rast se prokurori nuk është i sigurt për aktakuzën, më mirë është të mos ngrihet. Edhe gjykata edhe Prokuroria duhet të kujdesen të mos ia dëmtojnë reputacionin njëra-tjetrës dhe duhet të largojnë ndikimin e jashtëm, qoftë nga politika apo biznesi pasi që nivelit i besimit bie sa herë që një rast korruptiv dështon të provohet në gjykata”, vlerëson ai.
Mungesa e vendimeve finale për aktakuzat e ngritura për korrupsion të nivelit të lartë, shton Ehat Miftaraj, për më keq ndikojnë që rastet e tilla të korrupsionit në të ardhmen edhe të mos raportohen.
“Një qasje e tillë ndikon në humbjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Në anën tjetër, sigurisht që qytetarët presin që Kosova të plotësojë kriterin e fundit që ka mbetur për liberalizim të vizave aktgjykimeve dënuese në raste e korrupsionit në nivelin e lartë dhe një mungesë e tillë humb besimin e publikut në Kosovë dhe faktorit ndërkombëtar”, thotë Miftaraj.
Institucionet e Kosovës, sidomos ato të sundimit të ligjit, janë ndihmuar në 10 vjetët e fundit edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX. Por, sipas vlerësimeve të bëra, po nga organizatat joqeveritare, edhe ky mision nuk kishte përmbushur pritjet, sidomos kur bëhet fjalë për rastet e cilësuara të ndjekjes dhe gjykimit të rasteve të nivelit të lartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje