LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja apo jo e zgjedhjeve, Abdixhiku mbledh kryesinë e partisë

Shtyrja apo jo e zgjedhjeve, Abdixhiku mbledh kryesinë e partisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të mbledhë kryesinë e partisë.

Telegrafi ka mësuar se mbledhja do të filloj në orën 14:00 dhe temë diskutimi do të jetë procesi zgjedhor.

Kujtojmë se ky takim vjen pak orë para se Abdixhiku dhe kryetarët e partive tjera të takohen me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e procesit zgjedhor.


Lidhur me rekomandimin e IKShPK-së, Lumir Abdixhiku të shtunën ka thënë se ky institucion është shndërruar në instrument të pushtetit dhe me këtë humbi secilin kredibilitet.

“IKSHPK u shndërrua sot në instrument të pushtetit – dhe me këtë humbi secilin kredibilitet. Skenari i paralajmëruar televiziv nga partia në pushtet, po ekzekutohet nga aktorë në shërbim të politikës instrumentalizuese. Trupat e kapur – me vullnet apo presion pa dallim – në vend të shëndetësisë, kanë vendosur të merren me politikë. Rekomandimi nuk u kërkua por u dha me porosi. Ashtu siç e paralajmëroj ditë më parë pushteti, ashtu siç po i duhet sot pushtetit. Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë. E kemi të shenjtë. Prandaj dhe zgjedhjet nuk guxon t’i prekë askush”, kishte shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori