Një shofer i kishte shtypur një grua dhe një fëmijë me veturë dhe ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë, por kishte mbetur i shokuar kur policia që e kapën ia kumtuan lajmin se viktimat që i la të vdekur në vend, ishin gruaja dhe djali i tij.

Shoferi i identifikuar si Zhang kishte ikur nga vendi i ngjarjes - duke mos e ditur se motoçikletën në të cilën ishin një grua dhe fëmija i saj, në fakt janë djali dhe gruaja e tij, transmeton Telegrafi.


1 318

Pas disa orëve policia e ka rikthyer burrin në vendin e krimit, i cili në momentin që i pa trupat e pajetë të gruas dhe djalit nuk mund t'i ndalte lotët.

3 107

Dëshmitarët e rastit që kishin vrapuar në rrugën e errët në Zibo në provincën kineze Shangdong, kanë pranuar se kishin gjetur një grua dhe një fëmijë të mbuluar në gjak.

4 90

Zhang ka pranuar para policisë dhe gruaja dhe djali tij po ktheheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar për darkë tek të afërmit. Ndërsa ai i kishte shtypur për vdekje derisa po kthehej nga puna. /Telegrafi/