LAJMI I FUNDIT:

BE shtyn vendimin për zhvendosjen e akrepave të orës deri në vitin 2021

BE shtyn vendimin për zhvendosjen e akrepave të orës deri në vitin 2021

Ministrat e Transportit të BE-së kanë vendosur të shtyjnë heqjen e lëvizjes sezonale të orës deri në vitin 2021, ndërsa Komisioni Evropian ka propozuar që viti i ardhshëm të jetë i fundit në të cilin akrepat të lëvizin dy herë në vit, tha sot ministri kroat i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës Oleg Butkoviq.

“Ne mbështetëm propozimin e Presidencës austriake të BE dhe deri në vitin 2021, nuk do të ketë vendim përfundimtar”, tha ministri Butkoviq, i cili po merr pjesë në një takim dyditor të Këshillit të Transportit dhe Telekomunikacionit në Bruksel.

Më 12 shtator 2018, Komisioni Evropian propozoi heqjen e zhvendosjes së orës në të gjithë Bashkimin Evropian në vitin 2019 dhe u mbetet vendeve anëtare të vendosin nëse do të mbajnë vetëm kohën verore apo dimërore, transmeton KosovaPress.


Një anketë e Komisionit Evropian, ku morën pjesë 4.6 milionë banorë, tregoi se shumica e tyre ishin kundër zhvendosjes së orës dy herë në vit.

“Ne mbështetëm qëndrimin parimor për të zhvendosur lëvizjen e orës dy herë në vit, megjithëse në Kroaci nuk kemi ende qëndrim për të llogaritur kohën dimërore apo verore. Duhet të zhvillojmë një debat publik dhe të shohim se çfarë është më mirë,” tha Butkoviq.

Ndryshe, deri më 1 nëntor 2019, shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin nëse do të mbetet në fuqi llogaritja e kohës dimërore apo verore përgjithmonë, transmeton HINA. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori