Shtyhet seanca për të dënuarit e rastit ''Monstra''

Edhe sot dështoi seanca e hapur në Gjykatën e Lartë për ankesën ndaj aktgjykimit të sjellë në Gjykatën e Apelit në Shkup, në lidhje me vrasjen në liqenin e Smilkovës, i njohur si rasti ''Monstra'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës, Asmir Alispahiq, i cili ka deklaruar se nuk do të jetë në Maqedoni në periudhën 28 qershor-10 korrik të këtij viti.
Seanca e radhës është shtyrë për më 12 shtator të këtij viti./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































